Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Punojmë pa pushim e pa orar”, shoferëve të Urgjencës u ulet paga

2025/03/20 at 9:13 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Punojmë pa pushim e pa orar”, shoferëve të Urgjencës u ulet paga

Në redaksinë e emisionit “Stop” janë drejtuar 22 shoferë të Urgjencës në Spitalin e Durrësit, që thonë, se nga Gushti 2024 atyre u është ulur paga me 16 mijë lekë të reja rroga. Punonjësit thonë, se punojnë 12 orë dhe paguhen për 8.

“Problematika jonë është nga Gushti i 2024 e deri në këtë muaj që jemi. Paga ka ndryshuar rreth 16 mijë lekë të reja më pak.”

“Gjithandej me vendim të qeverisë u rritën rrogat edhe tek ne shoferët erdhi vendimi që të rriteshin rrogat u rrit një muaj, muajin tjetër na u ul me 200 e ca mijë lekë të vjetra. Arsyen nuk e dimë.”

“Punojmë 12 orë në ditë, paguhemi për 8.”

“Po kështu ditët e festave, apo të shtunat e të dielat, nuk paguhen. Ata i janë drejtuar me shkresa Drejtorisë së Spitalit, por nuk kanë marrë zgjidhje”.

“E shtuna dhe e diela nuk njihen fare. Vetëm 40 orë në javë.”

“Ditët e shtuna dhe e diela duhet të na paguhen për aq kohë sa është nga Këshilli i Ministrave.”

“Ekziston një vendim bordi, që ne kemi punuar kaq vite dhe vendimi i bordit përcakton që ne duhet të punojmë 12 orë dhe të paguhemi 12 orë. Për këtë gjë ne duam që të shqyrtohet dhe të merren masa. Ne duam që të paguhemi për aq sa punojmë.”

“Mjeku dhe infermier paguhen për 12 orë, kurse ne jo.”

“Ne jemi një ekip që duhet të paguhemi të gjithë 12 orë, ne kemi 7 muaj që punojmë 12 orë dhe paguhemi 8 orë.”

“I kemi vërë një kërkesë Drejtorisë së Spitalit, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga kjo kërkesë.”

Shefi i Urgjencës, Gjergj Qerimi shpjegon se sipas një auditi kanë rezultuar shkelje me pagesat e shoferëve.

“Jam vënë në dijeni nga shoferët. Nuk është detyra ime që të përcaktor pagën e shoferëve, infermierëve, qoftë edhe mjekësve. Padyshim që unë jam interesuar, më kanë kthyer një përgjigje dhe më kanë thënë që sipas kontrollit që ka ardhur nga fondi dhe nga Ministria e Shëndetësisë është vënë re që pagesat që kanë marrë më përpara stafi i shoferëve nuk kanë qenë të sakta, pra u është dhënë më shumë seç duhet”, tha shefi i Urgjencës, Gjergj Qerimi.

Gazetarja bashkë me 22 denoncuesit i drejtohen administratës sëspitalit dhe shefja e zyrës së financës Eneda Shyti thotë që do t’i bëjë shkresë Ministrisë që ky rast të shqyrtohet.

“Në Korrik, është vendimi 112 datë 22.02.2006 që thotë se duhet të bazohen në Kodin e Punës. Është një problematikë që ka ardhur edhe në vazhdimësi të kontrolleve që kanë ardhur. Ne jemi duke u adituar momentalisht. Mesa di unë është problematike pjesa e shoferëve. Na vijnë nga ministria me VKM, të përcaktuara dhe ne zbatojmë VKM-të. Duhet bërë profili që duhet rregulluar ky profili i 12 orë dhe 8 orë”, tha shefja e Zyrës së Financës, Eneda Shyti.

Nëndrejtoresha e spitalit, Klementina Meçi, shpjegon se pret konkluzionet e auditit, për të reflektuar mbi këtë problematikë e për të zgjidhur problemin e 22 shoferëve të Urgjencës.

“Në bazë të vendimit 422, 26.06.2024, është institucioni përkatës i njësisë vendore që përcakton shkallën e vështirësisë. Ne u jemi drejtuar atij me shkresë zyrtare për të pritur një përgjigje. Duhet t’u themi që jemi në një proces, sepse në bazë të auditit të Ministrisë të Shëndetësisë ngritur në Dhjetor të 2024-ës kanë marrë në shqyrtim gjithë këto pretendime dhe janë në fazën që do të sjellin rekomandimet përkatëse. Deri në momentin që vjen vendimi i formës së prerë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë ne nuk ndërmarrim asnjë hap. Është vënë në dijeni, ka audituar, ka dalë në konkluzione dhe ne vetëm presim konkluzionet që t’i vëmë në zbatim direkt. Do marrim vendimin, jemi duke e shqyrtuar dhe patjetër që do reflektojmë. Presim të gjitha institucionet që të marrin një vendim të ligjshëm”, nëndrejtoresha e spitalit, Klementina Meçi./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
-U tha në Opinion

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

9 Shkurt, 2026 11:26 pm
Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
-U tha në Opinion

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

9 Shkurt, 2026 10:52 pm
Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
-U tha në Opinion

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

9 Shkurt, 2026 10:38 pm
U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Kronikë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 10:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

“Specialja” në Hagë kërkoi burg për Thaçin e 3 ish-krerëte UÇK, reagon Albin Kurti

9 Shkurt, 2026 10:21 pm
Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
Aktualitet

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

9 Shkurt, 2026 8:15 pm
Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
Kryesore

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

9 Shkurt, 2026 7:31 pm
Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
Bota

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

9 Shkurt, 2026 7:29 pm
Para
Çmimet e konsumit në Shkurt u rritën

Çmimet e konsumit në Shkurt u rritën

Ndezi zjarr për të pastruar tokën, rrezikoi banesat e fqinjëve, në kërkim 50 vjeçari

Ndalohet nga policia dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit

HEC-i u dëmton banesat, nuk verifikohen dëmet për banorët në emigrim

HEC-i u dëmton banesat, nuk verifikohen dëmet për banorët në emigrim

TE FUNDIT

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
9 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese mori vendimin, më 6 shkurt, për të rrëzuar padinë e kryeministrit ndaj GJKKO-së, në lidhje me masën e...

Lexo më shumë

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
9 Shkurt, 2026

“Kushtetuesja pezullon Ballukun, çfarë do të bëjë Rama” është tema që po diskutohet këtë të hënë në emisionin “Opinion”, pas...

Lexo më shumë

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
9 Shkurt, 2026

Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë për dënimin...

Lexo më shumë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
9 Shkurt, 2026

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, pas vendimit të Apelit të GJKKO, është vetëdorëzuar pasditen kësaj të hëne në Policinë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com