Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Punoi si banakier e fotograf,skandalet seksuale të Berlusconit dhe akuzat për korrupsion

2023/06/12 at 11:52 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Punoi si banakier e fotograf,skandalet seksuale të Berlusconit dhe akuzat për korrupsion

Italia po i thotë lamtumirë një prej protagonistëve të politikës: Silvio Berlusconi ndërroi jetë sot më 12 qershor 2023 në spitalin San Raffele në Milano. Ish-kryeministër, sipërmarrës dhe sundimtar në botën e futbollit, ai lindi në Milano më 29 shtator 1936. Nga karriera e tij politike në çështjet ligjore, duke kaluar nëpër jetën private, familjen, sportin, TV, skandalet ja historia e tij”


Berlusconi ka lindur në Milano. Ishte djali i madh i një familjeje milaneze të klasës së mesme, ai ka një vëlla (Paolo) dhe një motër (Maria Antonietta) që vdiq në vitin 2009. Babai i tij Luigi punonte në bankë, nëna e tij Rosa kishte punuar si sekretare në Pirelli përpara se të bëhej një amvise.

STUDIMET – Pasi mbaroi shkollën e mesme në gjimnazin Sant’Ambrogio Salesian në Milano, Berlusconi u regjistrua për drejtësi në universitetin shtetëror. U diplomua me rezultate të larta në vitin 1961.

JETA PRIVATE – Berlusconi ishte martuar dy herë. Në vitin 1965 u martua me Carla Elvira Lucia Dall’Oglio, me të cilën pati dy fëmijë: Marina në 1966 dhe Pier Silvio në 1969. Në vitet 1980 u takua me aktoren Veronica Lario në Teatrin Manzoni në Milano: në 1985 ai u divorcua nga gruaja e tij e parë dhe zyrtarizoi lidhjen me Veronikën. Martesa e dytë erdhi në vitin 1990, pas lindjes së 3 fëmijëve: Barbara (1984), Eleonora (1986) dhe Luigi (1988). Në vitin 2012 vjen ndarja.

E dashura-Që nga viti 2020, Silvio Berlusconi ka qenë i lidhur me deputeten e Forza Italia, e lindur në vitin 1990, Marta Antonia Fascina. Të dy, në shtator të të njëjtit vit, rezultuan pozitivë me koronavirus dhe ish-kryeministri u shtrua në spital për rreth dhjetë ditë në San Raffaele për analiza. Më pas gjendja shëndetësore e tij erdhi duke u përkeqësuar.

Ish partnerja – Përpara Marta Fascinës, Berlusconi ishte fejuar me Francesca Pascale, e lindur në vitin 1985, nga Napoli. Lidhja u zyrtarizua në vitin 2012. Më 5 mars 2020, një shënim nga Forza Italia shpalli zyrtarisht ndarjen.

HAPAT E PARË NË BIZNES: NDËRTIMI – Pas punëve të herëpashershme si banakier, fotograf, shitës i fshesave elektrike, këngëtar dhe argëtues në anijet turistike, Berlusconi hedh hapat e tij të parë në ndërtim. Kompania e tij e parë, e themeluar në vitin 1961, quhet “Cantieri Riuniti Milanesi Srl”. Më pas erdhën kompanitë e tjera të ndërtimit.

PERANDORIA Botuese – Pas ndërtimit, Berlusconi zgjeron aktivitetin e biznesit të tij duke përfshirë komunikimin. Në fund të viteve 70 ai mori përsipër Telemilanon, e cila pak vite më vonë u bë Canale 5. Fininvest, lindi në 1978, dhe është kompania Holding që koordinon të gjitha aktivitetet. Në vitin 1993 lindi kompania e prodhimit multimedial Mediaset.

MILANI –Si adhurues i sportit, Berlusconi bleu Milanin në vitin 1986. Fillimisht si president, pastaj si zvendës/president klubi nën drejtimin e tij fitoi 8 tituj në ligë dhe 5 të Ligës të Kampinëve gjithsej 28 trofe në 30 vjet. Në prill 2017, ai ia shiti klubin sipërmarrësit kinez Li Yonghong.

MONZA – Më shumë se një vit pas shitjes së Milanit, Berlusconi merr përsipër Monzën. Me të është edhe Adriano Galliani, i cili emërohet drejtor menaxhues i klubit. Në sezonin 2021-2022, skuadra merr promovimin e parë historik në Serie A në historinë e saj.

POLITIKA – Në 1994 Berlusconi themeloi partinë e qendrës së djathtë Forza Italia, e cila u bashkua në Il Popolo della Libertà në 2008 dhe më pas u rithemelua në 2013. Në 1994 u transmetua në TV deklarata e famshme që shënon fillimin e karrierës së tij politike “Italia është vendi që dua…”  Berlusconi mbajti postin e kryeministrit të Italisë në 4 qeveri.

Ai u largua nga detyra e kryeministrit në vitin 2011 pasi mbi të u ngritën disa akuza penale që përshinin evazionin fiskal. Një tjetër akuzë mbi ish-kryeministrin Italian lidhet me çështjen Bunga-Bunga ku Berlusconi akuzohej se paguar një prostitute 17-vjeçare për të kryer marrëdhënie seksuale me të. Në një betejë ligjore disa vjeçare kreu i “Forca Italia” u shpall I pafajshëm pasi sipas provave ai nuk  inte se kishte të bënte me një minorene. Në shkurt të vitit 2023 Berluconi doli i pafajshëm edhe nga akuzat se kishte paguar rreth 24 dëshmitarë që të jepnin dëshmi të rreme në Gjykatë mbi festat e tij të shfrenuara që njihen me  termin “Bunga Bunga”.

Proceset gjyqësore – Janë mbi 30 procese gjyqësore kundër Berlusconit. Disa janë ende në vazhdim, të tjerët kanë përfunduar. Vetëm në një rast ai u dënua përfundimisht: më 1 gusht 2013, Kasacioni konfirmoi 4 vitet (3 prej të cilave të falura) për mashtrim tatimor në gjyqin Mediaset. Dënimin Berlusconi e ka vuajtur me shërbime sociale për një vit në një shtëpi të moshuarish.

GRATË DHE SKANDALET – Në vitin 2009, Berlusconi mori pjesë në festën e ditëlindjes së Noemi Letizia, një 18-vjeçare nga Casoria. Më vonë El Pais publikoi fotot e vitit 2008 të disa vajzave në Villa Certosa (Noemi, e mitur në atë kohë, gjithashtu kishte marrë pjesë në festa). Eskorta Patrizia D’Addario tregon se ka kaluar netë me pagesë me Berlusonin në Palazzo Grazioli. Lista e të rinjve që do të kishin marrë pjesë në festa është e gjatë. Berluskoni gjithmonë i ka mohuar akuzat./Opinion.al



Ju sugjerojmë

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
Bota

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

2 Nëntor, 2025 11:03 pm
Auto-Skicë
Bota

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

2 Nëntor, 2025 9:58 pm
Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
Bota

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

2 Nëntor, 2025 8:21 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
Aktualitet

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

2 Nëntor, 2025 5:41 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
Sport

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

2 Nëntor, 2025 4:35 pm
SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: Hamasi vazhdon të rrëmbejë ndihmat për Gazën

2 Nëntor, 2025 3:33 pm
Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit
Aktualitet

Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit

2 Nëntor, 2025 2:56 pm
Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga
Kronikë

Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga

2 Nëntor, 2025 2:43 pm
Para
Ndahet nga jeta Silvio Berlusconi, “Mediaset” ndërpret transmetimet

Ndahet nga jeta Silvio Berlusconi, “Mediaset” ndërpret transmetimet

Batuta e Berlusconit në konferencën me Berishën: Do lemë vetëm skafet me vajza të bukura

Batuta e Berlusconit në konferencën me Berishën: Do lemë vetëm skafet me vajza të bukura

SPAK kërkon rikthimin në qeli të Alqi Bllakos, Apeli i GJKKO do japë vendimin më 9 nëntor

SPAK ashpërsoi akuzat për Bllakon, zbardhet debat i ashpër në sallën e gjyqit
















TE FUNDIT

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
2 Nëntor, 2025

Shtetet e Bashkuara kanë kryer një tjetër goditje ajrore ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Detin e...

Lexo më shumë

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

Auto-Skicë
2 Nëntor, 2025

Pesë alpinistë gjermanë, mes tyre një vajzë 17-vjeçare dhe i ati, kanë humbur jetën pas një orteku në malet Dolomite...

Lexo më shumë

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
2 Nëntor, 2025

Organizata terroriste Hamas ende nuk i ka dorëzuar trupat e të gjitha pengjeve të vdekura. Sipas hetimeve mjeko-ligjore të ushtrisë...

Lexo më shumë

Aksident në Fier, humb jetën një person

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
2 Nëntor, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Strum-Roskovec. Dy automjete  janë përplasur me njëra-tjetrën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com