Në Unazën e Madhe të Tiranës vijojnë punimet në lotet e saj. Në përfundim pritet që të lehtësohet trafiku në kryeqytet,
Kryeministri Edi Rama, këtë të dielë ka ndarë në rrjete sociale momente nga punimet në Unazën Verilindore, loti 2 duke thënë se ka nisur montimi i trarëve. Këto punime pritet të përfundojnë brenda muajit korrik.
“Në Unazën Verilindore Loti 2, ka filluar montimi i trarëve ku tashmë janë vendosur 24 trarë dhe pritet që këto punime të përfundojnë brenda muajit korrik”-shkruan Rama.
Aktualisht punimet janë në fazën e zbatimit të dy segmenteve që plotësojnë Unazën e Madhe të Tiranës, pjesën nga rrethrrotullimi “Shqiponja” te Bulevardi i Ri dhe aksin nga Bulevardi i Ri në Shkozë./Opinion.al