Ditën e sotme kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ErionVeliaj, kanë inspektuar nga afër punimet e banesave të dëmtuara në Farkë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.
Më herët, Rama procesin e rindërtimit e ka cilësuar si një sukses të padiskutueshëm për qeverinë e PS. Ndërkohë, kryeministri sfidon nga Farka dhe kritikët e qeverisë, duke thënë se “Sa më shumë na shani aq më shumë rindërtojmë”.
“Ju na shani në rindërtojmë për ju. Po nuk ka shatë ne nuk e mbledhim mendjen. Sa më shumë na shani aq më shumë rindërtojmë. Nuk bëhen gjerat të gjitha menjëherë. Ngelëm duke qëruar oriz gjithandej. Nuk është kollaj. Sepse edhe këta nuk na kanë lënë një shtet me shumë letra. Sot vendosëm tullën e parë dhe do t’i ndërtojmë të gjitha me radhë. Unë nuk po bëj asnjë nder, thjesht po bëj detyrën”, tha Rama./ Opinion.al