TIRANE- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është caktuar nga Edi Rama për të mbajtur fjalën e hapjes së Kongresit të PS. Kongresi ka nisur me 40 minuta vonesë (10:40).
Veliaj pasi ka bëri një vlerësim për arritjen e anëtarësisë në PS ka dhënë një mesazh të tërthortë për Ben Blushin që aspiron kreun e PS-së, duke u shprehur: “Posti i Kryetarit të PS nuk është qëllim në vete, por mjet në duart e partisë dhe në duart e popullit. Të mos i trajtojmë garat si mjete në vetvete. Ne duhet të kemi një Kryetar të fortë dhe Parti të fortë si mjete në duart e popullit”, tha Veliaj.