Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale Dh.M. 47 vjeç.
Arrestimi u krye pas ngjarjes së ditës së djeshme, ku në firmën në administrim nga 47-vjeçari në afërsi të Liqenit të Thatë, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe ka humbur jetën 58-vjeçari me iniciale A.Sh.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.