Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në zonën e Paskuqanit, në Tiranë, ku një punëtor ka humbur jetën gjatë kryerjes së punimeve.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 10:30, në Paskuqan 1, gjatë punës, ka rënë nga lartësia shtetasi H. P., 64 vjeç, i punësuar për punime hidraulike. Si pasojë e plagëve të marra, 64-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Në vijim të veprimeve hetimore, rreth orës 18:00, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. M., 61 vjeç, administrator i firmës nënkontraktore, për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.















