Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Punë, punë natë e ditë që të japim pakëz dritë”: Zbardhen bisedat e Met Kananit me të dashurën

2018/05/14 at 8:58 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
“Punë, punë natë e ditë që të japim pakëz dritë”: Zbardhen bisedat e Met Kananit me të dashurën

13 prej të dyshuarve si grupi i trafikantit Met Kanani dolën para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me akuzat e trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal. Por, duke marrë shembull nga rasti i ish-ministrit Saimir Tahiri, avokatët e dy prej të dyshuarve kërkuan që klientët e tyre të mos lihen arrest me burg, por në arrest në shtëpi.


Sipas avokatit të Orges Islamit, kjo gjykatë tashmë ka vendosur një praktikë të arrestit shtëpiak për veprat e trafikut, madje sipas avokatit Alban Bengasi, edhe për persona me status të posaçëm. “Të gjithë janë të barabartë para ligjit”, mësohet të ketë thënë avokati, kërkesa e të cilit nuk u pranua nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

Edhe i dyshuari Klinsi Aliaj kërkoi t’i jepet arrest shtëpiak. Përmes avokatit të tij, Lin Alia, i pandehuri këmbënguli të dërgohet në shtëpi me të njëjtin arsyetim. Kjo gjykatë tha avokati, ka tashmë një praktikë, ku për vepra si trafiku jep arrest shtëpie.

“E dimë të gjithë rastin dhe le të mos të përmendim emra”, shtoi avokati.

Si funksiononte grupi i Kananit?

Klinsi Aliaj, 23 vjeç, gjatë hetimeve të zhvilluara nga prokurorja Elisabeta Imeraj del i implikuar në përgjime. I riu përmendet gjatë komunikimeve telefonike të anëtarëve të bandës nga i dyshuari tjetër, Mentor Muça.

Ai merr përsipër të transportojë hashash me një kamion nga Maqedonia drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Ky episod bën fjalë për ngjarje të ndodhura në 26 shkurt 2018, kur thuhej se droga do të kalonte kufirin e gjelbër me mushka, e më pas do të transportohej me një kamion tjetër nga Klinsi Aliaj deri në Strugë.

Prokurorja Elisabeta Imeraj tha se grupi, i cili ka deri më tani 38 anëtarë të arrestuar në vende të ndryshme ka si udhëheqës Met Kananin, Bilbil Heqimin dhe Arvanit Ulndreaj.

Në hetimet që përfshinë Greqinë, Turqinë, Bullgarinë por edhe DEA-n amerikane, vetëm në një episod mes kufrit me Bullgarinë dhe Maqedoninë grupit i janë sekuestruar mbi tetë tonë kanabis.

Rasti më i fundit i goditjes së grupit, tha prokurorja Imeraj, ndodhi në 19 mars 2018 , ku u bllokuan 1.1 tonë drogë dhe mes 11 shqiptarëve të arrestuar u kap edhe baroni i drogës Met Kanani.

Ky i fundit shfaqet shpesh në komunikime telefonike me anëtarët duke folur herë shqip, herë anglisht e herë spanjisht.

Pikërisht gjatë këtyre bisedave shfaqet edhe e dashura e Met Kananit, e cila aktualisht është në kërkim. Ajo quhet Serenela dhe në një rast Met Kanani i raporton asaj se Aliu i kishte kërkuar të shkonte në Ekuador.

“Shko!” i thotë Serenela. Komunikimi i fundit me të kërkuarën misterioze ndodhi tre ditë para se Met Kanani të arrestohet në Turqi.

Përgjimi

Serenela: Ti ça do të bësh?

Met Kanani: Unë, ja punë.

Serenela: Do të vazhdosh edhe ca thuaj.

Met Kanani: Punë, punë natë e ditë që të japim pakëz dritë.

Serenela: Inshallah do Zoti të ketë një çikë të drejtë rilindasi.(TCH)

 

Etiketa: e dashuramet kananipergjimi


Ju sugjerojmë

Opozita bllokoi foltoren, senaca plenare mbyllet për 30 minuta
Kryesore

Opozita bllokoi foltoren, senaca plenare mbyllet për 30 minuta

19 Janar, 2026 5:44 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Kryesore

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar

19 Janar, 2026 3:10 pm
Arrestohen 2 vëllezër, dyshohen si të përfshirë në një vrasje
Kronikë

Arrestohen 2 vëllezër, dyshohen si të përfshirë në një vrasje

19 Janar, 2026 1:38 pm
Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
Kryesore

Begaj mesazh deputetëve: Kuvendi në veprim dhe Qeveria të japë llogari

19 Janar, 2026 12:38 pm
Pjesë e Bordit të Paqes, Berisha: Asgjë nuk e shpëton Ramën nga rrokullima e madhe
Kryesore

Pjesë e Bordit të Paqes, Berisha: Asgjë nuk e shpëton Ramën nga rrokullima e madhe

19 Janar, 2026 11:32 am
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Përplasja e trenave në Spanjë, Rama mesazh ngushëllues kryeministrit Pedro Sanchez

19 Janar, 2026 9:18 am
Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës
Kryesore

Nis sesioni i ri parlamentar, deputetët rikthehen në Kuvend

19 Janar, 2026 9:10 am
39 viktima nga përplasja e dy trenave në Spanjë
Bota

39 viktima nga përplasja e dy trenave në Spanjë

19 Janar, 2026 8:49 am
Rama publikon pamjet me dron nga Dardha: Magjike
Aktualitet

Rama publikon pamjet me dron nga Dardha: Magjike

19 Janar, 2026 8:45 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 19 janar 2026

19 Janar, 2026 8:41 am
Para
Banania që hahet me gjithë lëkurë

Banania që hahet me gjithë lëkurë

Fëmijët e pyesin sa e ke rrogën? Kjo është përgjigjia e biznesmenit Samir Mane

Fëmijët e pyesin sa e ke rrogën? Kjo është përgjigjia e biznesmenit Samir Mane

Arbër Cekaj, biznesmeni u arratis dy ditë para operacionit për kapjen e kokainës

Ministria e Drejtësisë i dërgon Gjermanisë dosjen e Arbër Çekajt
















TE FUNDIT

OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025

OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025
19 Janar, 2026

Dënimi me vdekje në botë ka shënuar një rritje alarmante, paralajmëroi sot Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat...

Lexo më shumë

Opozita bllokoi foltoren, senaca plenare mbyllet për 30 minuta

Opozita bllokoi foltoren, senaca plenare mbyllet për 30 minuta
19 Janar, 2026

Ka nisur me tensione sesioni i ri parlamentar për vitin 2026, por është mbyllur në vetëm 30 minuta.  Që në...

Lexo më shumë

Groenlanda/ Trump nuk është presidenti i parë amerikan që e dëshiron ishullin Arktik

Groenlanda/ Trump nuk është presidenti i parë amerikan që e dëshiron ishullin Arktik
19 Janar, 2026

Donald Trump nuk është presidenti i parë amerikan që do Groenlandën. Ky ishull gjigant, i shkretë dhe i ngrirë ka qenë një obsesion...

Lexo më shumë

Rusia: Putini është ftuar të bashkohet me “Bordin e Paqes” për Gazën

Negociatat për paqe në Ukrainë, Trump do telefonojë sot Putin
19 Janar, 2026

Kremlini ka njoftuar se Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë një ftesë për t'u bashkuar me një "Këshill Paqeje" të udhëhequr nga SHBA-të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com