Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pulat e informalitetit/ Ky burrë rrezikon 1 vit burg për kotec pa leje

2016/05/27 at 2:20 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Pulat e informalitetit/ Ky burrë rrezikon 1 vit burg për kotec pa leje

?

Një çift në Libofshë të Fierit përballet prej tetë muajsh me drejtësinë për rindërtimin pa leje të murit të kotecit të pulave, ndërsa bashkëshorti rrezikon 1 vit burg në kuadër të luftës së ashpër kundër informalitetit.

Caci Dhamo dhe e shoqja Zoica besojnë se rindërtimi i kotecit të shpendëve u ka sjell ters; vezët e shtruar për zogj kanë dalë më shumë klluka (lluka) këtë vit. Karakatina pjesërisht e shembur, e ndërtuar ngjitur me shtëpinë që më 1977 me tulla, blloqe, kallama dhe e mbuluar pjesërisht me tjegulla e eternit i ka hapur çiftit punë me shtetin dhe drejtësinë.


Kakarisjet e gjelave dhe zogjtë e hallakatur në oborr i kujtojnë tani 61 vjeçarit nga Libofsha e Fierit se i duhet të shkojë në gjykatë në një proces që zgjat prej 8 muajsh, pasi është kallëzuar për ndërtim pa leje të kotecit të shpendëve.

Në dosjen që Prokuroria i ka dorëzuar Gjykatës, Caci Dhamo akuzohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të ndërtimit të paligjshëm, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal. Hetimi kundër tij ka nisur shtatorin e vitit të shkoi, pas denoncimit të një fqinji.

Dhamo rrezikon të dënohet deri në 1 vit burg, pas ndryshimeve të bëra në Kodin Penal në dhjetor të 2014 në mbështetje të një fushate që qeveria ndërmori për prishjen e disa godinave pa leje dhe asaj që e cilësoi si luftën kundër informalitetit.

Policia e Shtetit njoftoi në fillim të 2016 se kishte proceduar më shumë se 1600 raste ndërtimesh pa leje në të gjithë vendin për vitin 2015. Por fushata e qeverisë nuk ka mundur të veçojë shkelësit e mëdhenj nga banorët që kryejnë ndërhyrje të vogla në shtëpitë e tyre.

Në Fier, zyra e ALUIZN-it i tha BIRN se ka marrë 10 kërkesa për informacion nga Prokuroria e Rrethit, kryesisht për raste meremetimi çatish, ndërtimi avllish e suvatimi, për të cilat kishte filluar hetimin edhe pse këta persona kishin aplikuar për legalizim të ndërhyrjeve.

Drejtori i zyrës, Ervin Bushi i tha BIRN se edhe Caci Dhamo ka dorëzuar aplikimin për legalizim, ndërkohë që shton se “nuk ka asnjë vendim gjykate që pezullon këtë proces dhe se ai shumë shpejt mund ta përfitojë këtë leje”.

Caci Dhamo thotë se nuk do e kishte filluar rindërtimin e kotecit gati të rrënuar, por një topograf i ish-komunës i tha se nuk kishte ndonjë problem nëse fillonte punë për një mur që mund të mbante çatinë me eternite dhe teneqe të kasolles, që mund të shembej e njëkohësisht të aplikonte për leje. “Kasollja po binte. S’kisha ku të vendosja shpendët, pulat, patat dhe rosat që rris për mish”- thotë ai.

Pas bisedës me topografin, Dhamo kërkoi leje në ish-komunën e Libofshës dhe ngriti një mur me blloqe në njërin krah të kotecit, por pa kaluar tre ditë nga kjo, në derë i erdhën dy oficerë policie e i bënë me dije se kishte shkelur ligjin.

“Policët bënë verifikime, pastaj më thirrën të shkoja në komisariat ku më morën në pyetje”, thotë Dhamo, i cili prej asaj dite ndiqet në gjendje të lirë.

Vladimir Kumaraku, fqinji 61-vjeçar që e ka denoncuar pretendon se Dhamo po ndërtonte në truallin që dikur i takonte atij edhe pse shtëpia dhe kasolla ishin ndërtuar së pari në vitin 1977 dhe Dhamo ka me tapi edhe shtëpinë, edhe oborrin në të cilin ndodhet koteci.

“Mua këtë truall ma ka dhënë pushtetit i atëhershëm për banesë, siç jepeshin në kohën e para ndërrimit të sistemit”, thotë 61 vjeçari elektriçist. Edhe prokuroria ka gjetur se kasolla është në tokë të Dhamos, e ndarë një herë më 1977 dhe një herë me ligjin 7501 në emër të së njëjtës familje.

Por prokurorët këmbëngulin se ai ka shkelur ligjin kur ka vendosur të ngrejë mure të reja për kotecin e pulave dhe rosave. “Nga kqyrja e vendit të ngjarjes…në anën veriore muri ishtë në ndërtim e sipër dhe sipër tij gjendet një kovë me llaç dhe mistri,” thuhet në kërkesën për gjykim që prokuroria i ka dërguar gjykatës së rrethit, duke veçuar ndër të tjera kovën e llaçit dhe mistrinë, si prova të krimit.

“Na vjen turp kur na pyesin se përse shkojmë në gjykatë”, thotë Zoica Dhamo. “Kam punuar një jetë të tërë ndershmërsht, dhe nuk kam qenë asnjëherë në derën e gjykatës… Por turp duhet të ketë ky shtet. Sarajet shumë katëshe nuk i quan ndërtime pa leje, kasollen e cilëson pa leje dhe ne presim vendimin e gjykatës për kasollen,” shton ajo gati e përlotur.

Në Shqipëri deri në janar të 2015 ishin vetëdeklaruar sipas kreut të ALUIZN Artan Lame, 427.000 ndërtime pa leje, të ndërtuara këto 22 vjetët e fundit. Mes tyre ka pallate apo godina disa katëshe, që kanë aplikuar dhe janë në proces legalizimi, por pas ligjit të dhjetorit 2014 policia e shtetit dhe inspektoriatet e ndërtimit u treguan skrupulozë në ndjekjen e çdo rasti ndërtimi, riparimi apo edhe suvatimi.

Kjo duket se e detyroi qeverinë që pas hyrjes në fuqi të ligjit të nxjerrë dy VKM (në 13 maj dhe 25 nëntor të 2015) që synonin të sqaronin rastet kur një leje ndërtimi nuk ishte e nevojshme apo kur ndërhyrjet mund të bëheshin vetëm me vetëdeklarim.

Caci Dhamo thotë se pasi kishte filluar punimet ka bërë edhe një vetëdeklarim në njësinë vendore Libofshë të Bashkisë Fier dhe se ka marrë një leje më 26 tetor për të vijuar me “riparimin e zakonshëm”. Edhe prokuroria e pranon se ka një dokument vetëdeklarimi, por ajo po e përdor këtë si një prej provave kundër Dhamos.

Caci Dhamo në mes të dy mureve që akuzohet se ka ndërtuar pa leje | Foto nga : Arben Velo
Caci Dhamo në mes të dy mureve që akuzohet se ka ndërtuar pa leje | Foto nga : Arben Velo

“Sipas këtij vetëdeklarimi rezulton se shtetasi Caci Dhamo ka deklaruar një muaj pasi ka kryer punimet e ndërtimit,” thotë prokuroria, duke bërë njëkohësisht me dije se kjo vërtetonte se punimet më të hershme ishin bërë në mungesë të lejes. Prokuroria u angazhua edhe në një ekspertizë mbi objektin dhe ndërhyrjen në të që zbuloi se koteci ishte 3 me 3 metra dhe është i shtruar me beton të varfër. “Objekti është ndërtuar qysh në vitin 1977 me leje të organeve të pushtetit administrativ të asaj periudhe,” thuhet në kërkesën për gjykim, ndërsa në parashtrimin e çështjes i bën me dije gjykatës se kërkon dënimin e tij.

Prej shtatorit kur ka filluar kjo çështje, Gjykata e Fierit ka zhvilluar katër seanca, një prej të cilave është shtyrë, ndërsa pritet ende të japë një vendim. Të dëshpëruar, burrë e grua e kanë lënë kotecin të rrënohet, ndërsa shpendët i mbajnë në oborr.

Avokati i tyre, Ilir Dushi ironizon procesin 8 mujor kundër çiftit nga Libofsha, ndërsa përmend si argument edhe kostot e gjyqit që duhet të paguajë shteti.

“Shteti është duke e paguar shtrejtë kasollen që është lënë të rrënohet,” përfundon Dushi.

/Marrë nga BIRN

?

Kerkesa-per-gjykim-e-caci-dhamo1

 

 

 



Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
Skandaloze/ Burri masturbohet në urbanin e Institutit (video +18)

Skandaloze/ Burri masturbohet në urbanin e Institutit (video +18)

Rrëfimi i jashtëzakonshëm i gruas së kokoshkave

Rrëfimi i jashtëzakonshëm i gruas së kokoshkave

Skandali, Bashkia e Rroshit, 40 milionë lekë për një makinë me qira

Rroshi na nxjerr dëshmi penaliteti gjermane: Jam i pastër

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com