Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Puçrra shkon e vjen

2016/02/29 at 1:24 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Armik

Nga Edison YPI


Ishte një kohë kur flamurtaren e paçavurrllëkut gazetaresk, kordonin ombelikal të diktaturës me tranzicionin, rrenacaken Koha Jonë, e drejtonte Ben Blushi. Mes një mijë e një perversiteteve që vrroma në fjalë kurdiste në llagëmet e postkurvizmit kundër Doktorit, një ditë në faqen e parë të lëtyrës gazerareske së cilës në atë kohë nuk i kam besuar kurrë asnjë fjalë, pashë një makabritet mediatk aq të skajshëm, aq të ndyrë e pevers, sa edhe po të dua nuk e harroj dot sa të jem gjallë.

Me kalimin e kohës, për të na bërë të harrojmë mbresat e liga, falë Zotit, vepron selektiviteti i Kujtesës që mbresat pakngapak i zbeh, dhe më së fundi i fik.
Por fëlliqësira në fjalë ishte nga ato të rrallat që nga ky rregull bëjnë përjashtim. Ishte nga ato raste kur vetë Zoti kujdeset që mbresat jo thjesht të mos zbehen, por përkundrazi, me kalimin e kohës të gjallërohen.

Foto e madhe e fytyrës së Doktorit me një puçërr të zmadhuar, sipas shënimit shoqërues, puçërr kanceroze.

Doktori nuk kishte puçërr në fytyrë.

Puçërr në fytyrë kishte Blushi.

Lidhur me puçrrën reale në faqe të Blushit dhe puçrrën virtuale në gazetë të Doktorit, u bënë pandehma nga më të ndryshmet.

Diskutimet për puçrrën kanceroze në faqe, në gazetë, në qeverisje, në histori, në gjeografi, e deri në gen, kush e ka e kush duhet ta ketë, kush e ka hak e kush jo, njëri kështu e tjetri ashtu, u bënë tema muhabetesh për ca kohë dersa u duk se plaga zuri cipë.

Cili ishte qëllimi i shpikjes, pastaj çvendosjes, së asaj puçrre ?

Varianti më i thjeshtë ka qënë ndoshta ai sipas të cilit pas daljes në gazetë të puçrrës kanceroze inekzistente të Doktorit, mund të shpresohej që simpatizantët e Doktorit dhe në përgjithësi elektorati demokrat pasi të merrnin vesh se pas pak Doktori do vdiste, do dekurrajoheshin, dhe vazhdimi dihet, o burra ta marrim pushtetin me bërje kos të detit.

Tepër trashanike.

U fol edhe për një variant tjetër. Mund të kishte ndodhur që kjo ide Blushit t’i kishte lindur një mëngjez duke u rruar para pasqyrës. Me brisk në dorë dhe shkumë nëpër fytyrë, surrati i vet në pasqyrë Blushit mund t’i ishte dukur si fytyra e Doktorit, pakashumë si Makbethit iu çfaq fantazma e Bankos. I tronditur nga fanepsja makbethiane Blushi, duke dashur ta heqë nga vetja e ka nxjerrë në gazetë. Spjegim deridiku i mundshëm, por gjithsesi i sforcuar.

Pse jo tjetra; Si plot ide për ndryshim, transferimin virtual të puçrrës së vet mbi fytyrën e Doktorit, Blushi mund të ketë dashur ta bëjë në stilin kadarean të vënies mbi fytyrën e Doktorit një maskë korrektuese të tipareve; sot puçrrën, nesër syrin, pasnesër dhëmbët, pak më vonë kafkën, e kështu me rradhë derisa fytyra e Doktorit të merrte pamjen që i vinte për shtat Blushit. Edhepse edhe kjo u tha, tepër i komplikuar për të qënë i vërtetë ky variant.

Transferimi, qoftë edhe virtual, i puçrrës nga faqja e vet mbi fytyrën e Doktorit me qëllim paksimin e frikës ndaj zhvillimit kanceroz të puçrrës së vet, gjithmonë e supozuar, mund të kishte qënë gjithashtu arësyeja.

E të tjera e të tjera, ishin të gjitha supozime.

Arsyeja e vërtetë e vajtjeardhjes së puçrrës kurrë nuk u muar vesh, enigmë është edhe sot.

Sa më përket mua, unë, si bestyt që jam, kam qënë gjithë kohën i bindur se makabriteti pervers me puçrrën kanceroze të sajuar mbi fytyrën e Doktorit ishte aq i përbindshëm sa nuk mund të mbetej me aq, herët a vonë nuk mund të mos kishte vazhdim, dhe atë vazhdim e kam pritur të ndodhë.

Bestytnia nuk më gënjeu.

Zoti edhe bën ndonjë shaka. Por nuk tallet me gjëra kaq serioze.

Tash sa muaj, zjarri me surretër lëvizës dhe puçrra që shkojnë e vinë u ndez përsëri. Prushin nënë hi të atij zjarri e trazoi vetë Blushi. Pa mashë. Me gishtat e vet. Jo si herën e parë. Pakëz më ndryshe. Pas përvojës së hershme të pasuksesëshme të transferimit të puçrrës së vet mbi fytyrën e tjetrit, këtë herë Blushi nuk bëri gabimin ta transfedonte puçrrën në fytyrën e Ramës, por në Partinë e Ramës. Faktit se partia e Ramës është njëherazi edhe partia e vetë Blushit, si dhe tjetri fakt, që partia e përbashkët është plot me puçrra, Blushi, me të drejtë, nuk i dha ndonjë rëndësi. E kush pyet në Shqipërinë e Parlamentit plot me kriminelë për numurin e puçrrave të partive. Për më tepër kur fjala nuk është për transferim puçrre të çfardoshme por puçrre që mund të jetë kanceroze.

Me paprekshmërinë absolute që më jep statusi i Fisnikut dhe Aristokratit denbabaden që nuk shitet e nuk blihet kurrë as për të gjithë floririn e botës, detyrë e shenjtë e përherëshme e të cilit nuk është interesimi selektiv për njërin e tjetrin, por Fati i Shqipërisë, unë që pa pasur aspak frikë nga asnjë përkeqësim i shëndetit patriotik dhe dashurisë për vendin tim, mund të shtrohem edhe me vetë Djallin, kam pirë kafe dhe kam bërë muhabet me Ramën dhe Blushin. Dhe prap do flas e bërtas me të dy sa qielli të tundet. Jo tani. Pak më vonë. Kur të dalin në opozitë dhe tua kem e të ma kenë ngenë.

Partitë, fytyrat, puçrrat e tyre lëvizëse fanrazmagorike, fiziologjike, politike, beninje, malinje, kanceroze ose jo, për mua nuk janë gjërat e fundit që më vete mendja, janë gjëra aq të vogla sa mendja kurrë nuk më vete. Meraqet e mia janë të tjera; Adhurimi për Doktorin së pari, pastaj udhëtimet nëpër katunde, mahnitja pas bukurive natyrore, meraku se shqiprarët po ikin, kërrdia që po bën Interneti mbi të rinjtë që nuk zënë libër me dorë, cilësia katastrofike e komunikimit publik, dhe ca gjëra të tjera të tilla.

Epo pse atëhere e rrëfeva këtë mesele, ç’mu desh që u ngatërrova me këtë histori makabre me fytyra të sëmura, ndërgjegje të tronditura, ankthe gjumëprishëse, frikëra vdekjendjellëse, kancere tmerruese, puçrra që shkojnë e vijnë ndërkohë që Shqipëria rri në vend ?

Për më të madhen kënaqësi që ekziston. Kënaqësinë intelektuale. Pra vetëm sepse mu kujtua, thjesht se mu tek.



Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Parku dhe taksat/ Veliaj të hënën në mbrëmje në Opinion

Parku dhe taksat/ Veliaj të hënën në mbrëmje në Opinion

Sara Hoxha shijon e vetme pushimet në Bali

Sara Hoxha shijon e vetme pushimet në Bali

Video/ Pamjet e një avioni që bën një ulje e frikshme

Video/ Pamjet e një avioni që bën një ulje e frikshme

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com