Dje është mbajtur Provimi i Maturës në tërë territorin e Kosovës. Ky test është konsideruar i suksesshëm nga ana e Ministrisë së Arsimit, porë është parë se pyetjet dhe përgjigjet e testit kanë rrjedhur në rrjete sociale.
Për këtë çështje, Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Prishtinë, pasi ndaj ti ekziston dyshimi i bazuar se ka publikuar pyetjet dhe përgjigjet e testit në rrjetin social “Facebook”, transmeton Koha.net.