Një 19-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga Policia e Lushnjes pasi ka publikuar në rrjetet sociale video intime të një 14-vjeçare.
Arresti i të riut erdhi pas denoncimit që bërë në polici nëna e të miturës. Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi aparatin celular të 19-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.