Mesa duket legjendat për Gjirokastrën nuk janë edhe aq të pavërteta. Sipas listës së fundit të INSTAT, Gjirokastra është qarku që ka pësuar uljen më të madhe të shpenzimeve për konsum gjatë vitit 2016 me 23,9 %.
Ndërkohë qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum. Pas kryeqytetit renditen Durrësi dhe Shkodra.
Shpenzimet mesatare për konsum sipas qarqeve kanë ndryshuar gjatë periudhës 2015 – 2016. Rritjen më të madhe të shpenzimeve e paraqet qarku i Vlorës me 15,0 % ndjekur nga qarku i Dibrës me 12,4 %.