Pas tetë vitesh karrierë si reper, Arkimed Lushaj (Stresi) ka nisur jetë të re në Valencia të Spanjës, vendi ku do të qëndrojë deri në vitin 2017. Tashmë ka nisur plazhin atje, dhe ja në çfarë situate fotografohet Stresi në plazhet spanjolle.
Ai merr rreze pranë femrave që dalin vetëm topless në plazh. “Këtu të gjitha vajzat bëjnë plazh të zhveshura, dhe është shumë bukur ”, tha ai për “Story ”. Pyetjes se si po e shijon jetën mes spanjolleve, ai përgjigjet: “Ufff, shumë mirë, si kurrë më parë. Spanja është vend i nxehtë dhe femrat janë shumë të bukura. Pas telasheve me drejtësinë si pasojë e arratisjes spektakolare nga Komisariati nr.3 në Tiranë, Arkimed Lushaj e mbylli vitin 2015 me këngën “Mos ma luni gocën” në “Kënga Magjike”, një krijim i “Threedots” e me vargje të Flori Mumajesit.