Policia e Kosovës ka arrestuar në Mitrovicën e Veriut shefin e të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç.
Arrestimi ka ndodhur në tubimin serb në Kosovë, ku Gjuriç ka shkuar, teksa autoritetet kosovare kishin paralajmëruar ndalimin e zyrtarëve.
Pamjet e publikuara nga mediat serbe tregojnë momentin e ndërhyrjes dhe arrestimit të Gjuriç në sallën ku serbët ishin mbledhur për një debat për dialogun Kosovë – Serbi.
Pamjet tregojnë se si Gjuriç ngrihet në këmbë i shqetësuar, kur kupton se në sallë po hynte policia e Kosovës
Më herët, gjatë ditës së sotme, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli paralajmëroi arrestimin e dy zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë nëse hyjnë pa leje në territorin e Republikës së Kosovës.
Përveç Gjuriçit, hyrja në Kosovës iu ndalua edhe Aleksandër Vulin.