Bordi i Transparencës ka ndryshuar përsëri çmimin e karburanteve më vendin tonë.
Sipas vendimit të ditës së sotme, çmimi i naftës do të jetë 193 lekë/litri. Ndërkohë, çmimi i benzinës do jetë 190 lekë/litri, ndërsa i gazit 80 lekë.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në orën 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.