Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Publikimi i videos erotike të gruas me dashnorin/ Reagon AMA: News 24 shkeli ligjin, u cënua dinjiteti dhe privatësia

2017/08/02 at 9:37 AM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A

Drama familjare e një familje në Koplik iu servis opinionit publik përmes një videoje me imazhe të rënda erotike në televizionin News 24 mesditën e së premtes ( 28 korrik). Familja Nacaj kishte vendosur të shkonte në studion e emisionit “Me zemër të hapur” duke pretenduar kujdestarinë e dy fëmijëve të mitur të çiftit në proces divorci. Familjarët kishin kapur tradhtinë e nuses së shtëpisë, ndërsa i shoqi ndodhet në SHBA emigrant. Nga pamjet filmike që familjarët kishin regjistruar dhe me ndihmën e këtij televizioni i ka parë gjithë Shqipëria duket gruaja, i dashuri i saj (të zhveshur) dhe dy fëmijët e mitur të gruas. Kjo video dhe kjo grua u gjykua fort nga opinioni publik. Por sot ka reaguar Autoriteti i Mediave Audivizive. Në këtë reagim  thuhet me publikimin e videos janë shkelur rëndë të drejtat themelore të njeriut dhe të jetës private. Për këtë AMA do të ndjek të gjitha procedurat ligjore lidhur me televizionin dhe emisionin në fjalë.


JA REAGIMI I PLOTË I AMA-S

Transmetimi i emisionit “Me zemër të hapur” në televizionin Neës 24, datë 28.07.2017, po përcillet me reagime kundërthënëse në opinion publik. Në qendër të tij ishin marrëdhëniet intime të një nëne, e cila, siç shpjegohej me titra të dukshme, “kryen veprime të turpshme në sy të fëmijëve”. 

Autoriteti i Mediave Audiovizve, AMA, vlerëson se ky transmetim bie ndesh me kërkesat e ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe Kodit të Transmetimit. Në përpjekjen për të trajtuar një problem të mprehtë social brenda një familjeje, drejtuesja e emisionit ka ceduar në aspekte profesionale dhe etike.

Ligji për mediat audiovizive kërkon nga operatorët që në përmbajtjet që ato transmetojnë të mos cenojë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut dhe të mos cenojë të drejtën e fshehtësisë së jetës private të individit.

Për ilustrimin e asaj që ka ndodhur drejtuesja e emisionit “Me zemër të hapur” ka përdorur regjistrime amatore, të xhiruara brenda ambjenteve të shtëpisë, që përbën shkelje të rëndë të privatësisë, sanksionuar kjo edhe në vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Transmetimi i programit nga ora 12:08:20 deri në orën 13:25:35 të datës 28.07.2017, identifikon qartë gjyshin e dy të miturve 5 dhe 9 vjeç, të cilin drejtuesja e ka ftuar në studio, si dhe shfaq fotografi të të miturve me fytyra te mbuluara, por në mënyre te pamjaftueshme. Identifikohet me emër e mbiemër dhe i ati, me fotografi e në telefon. Në këtë mënyrë është i qartë identifikimi i fëmijëve që mund të bëhet lehtësisht nga emri i familjarëve, nga vendi i banimit të së ëmës, por edhe nga fotografitë e tyre, shfaqja e të cilave ishte e panevojshme disa herë.

Gjatë emisionit transmetohet një insert që zgjat tre minuta, që ka synuar regjistrimin e një marrëdhënie intime të nënës në prezencë dhe të fëmijëve. Pamjet e ofruara janë të paqarta, por me efektet zanore që i shoqërojnë,  krijojnë idenë e situatave të papranueshme, të përpërshtatshme për t’u emetuar në fashën orare të mesditës, kur ekranet televizive janë të pambrojtur nga vëmendja e të miturve.

Transmetimi i një përmbajtjeje të tillë nuk  respekton kërkesat ligjore dhe etike për përmbajtjen e programeve audiovizive, veçanërisht dispozitat e nenit 4 të ligjit nr. 97/2013, pika b (për të drejtat, interesat, dhe kërkesat morale e ligjore për mbrojtjen e të miturve) dhe ato të nenit 33, pika d të këtij ligji, (për respektimin e rregullave të etikës dhe moralit publik); si dhe kërkesat e Kodit të Transmetimit të AMA-s, seksioni 1 “Parime themelore” pika 1.4, pika 1.7  dhe pika 1. 17, si dhe seksioni 5, pika 5.29 ( paraqitja e sjelljeve… seksuale … dhe kujdesi për zhvillimin moral mendor e fizik të të miturve).

AMA po ndjek procedurat vlerësuese ligjore për subjektin televiziv të sipërpërmendur, por gjen rastin që t’u kujtojë dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve audiovizive që të tregojnë profesionalizëm dhe etikë në rastin e trajtimit të temave sociale, për aspekte brenda dhe jashtë familjes, duke siguruar në çdo rast mbrojtjen të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, veçanërisht kur vjen rasti për të miturit.

 



Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën çifti i bashkëshortëve

2 Janar, 2026 10:53 am
Auto-Skicë
Bota

“I përpiu zjarri”, çfarë e shkaktoi tragjedinë e Zvicrës?

2 Janar, 2026 9:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 2 janar 2026

2 Janar, 2026 8:57 am
Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit
Aktualitet

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit

1 Janar, 2026 11:00 pm
47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije
Bota

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije

1 Janar, 2026 7:33 pm
Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur
Bota

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur

1 Janar, 2026 5:12 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

CIA rrëzon pretendimin e Kremlinit: Ukraina nuk synoi rezidencën e Putinit me dronë

1 Janar, 2026 3:59 pm
Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Bota

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

1 Janar, 2026 1:34 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Lezhë/ Sekuestrohen para, makineta për lojëra fati dhe drogë, një i arrestuar

1 Janar, 2026 11:33 am
Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin
Aktualitet

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin

1 Janar, 2026 11:25 am
Para
Përplasja me policinë në Don Bosko/ Zbardhet operacioni: Kapet afro gjysmë kile kokaine, arrestohen babë e bir

Përplasja me policinë në Don Bosko/ Zbardhet operacioni: Kapet afro gjysmë kile kokaine, arrestohen babë e bir

Kështu nuk i keni parë ndonjëherë Timo Fllokon dhe Vera Grabockën !

Kështu nuk i keni parë ndonjëherë Timo Fllokon dhe Vera Grabockën !

Ja disa prova që Cozman nuk e ka harruar ende Tunën !

Ja disa prova që Cozman nuk e ka harruar ende Tunën !
















TE FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën çifti i bashkëshortëve

Auto-Skicë
2 Janar, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Lezhë–Shkodër. Si pasojë e përplasjes së fortë mes...

Lexo më shumë

“I përpiu zjarri”, çfarë e shkaktoi tragjedinë e Zvicrës?

Auto-Skicë
2 Janar, 2026

Shkaku i zjarrit në tragjedinë e festës së Vitit të Ri në Crans-Montana të Zvicrës mbetet i papërcaktuar. Megjithatë, po...

Lexo më shumë

Horoskopi, 2 janar 2026

Horoskopi, 22 nëntor 2023
2 Janar, 2026

Dashi Lërini idetë tuaja të forta mënjanë sot dhe jini të hapur ndaj njerëzve përreth jush. Nëse kapeni shumë pas...

Lexo më shumë

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit
1 Janar, 2026

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar, brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës, gjatë datave 02–07.01.2026, duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com