Libri “Vrima” ka ndarë edhe të ftuarit në studion e Opinion. Psikologia Denada Toçe, konstatimit të studuesit Baçi se ky libër është blerë më shumë nga gjimnazistët, iu përgjigj se “kanë bërë shumë mirë që e kanë blerë”. “Kjo është një nga veprat e angazhura më të mira të shoqërisë shqiptare. Ky është një libër që mund të merret në formën më poetike.”