Francezët e Paris Saint Germain janë finalistë për herë të parë të Champions League, pas fitores 3-0 ndaj gjermanëve të Lajpcig.
Ishte një gol i Marquinhos ai, që në minutën e 13-të u dha francezëve avantazhin dhe shpresat për të qenë pranë fitores, ndërkohë që Angel di Maria shënoi në minutën e 42-të dhe Juan Bernat Velasco në minutën 56.
Paris Saint Germain do të mësojë nesër kundershtarin që do të ketë në finale dhe që do të dalë sërish nga një përballje franceze- gjermane, në ndeshjen mes Lionit dhe Bayernit te Mynihut. /Opinion.al