Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse zgjodhi këpucët leopardi Theresa May në takimin me Merkel?

2016/07/22 at 7:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse zgjodhi këpucët leopardi Theresa May në takimin me Merkel?

Vizita e parë jashtë vendit – një risi në politikën britanike – e solli kryeministren britanike Theresa May në Berlin. Sinjali: Megjithë Brexit e negociatat e vështira, aksi Berlin-Londër duhet të mbetet i fortë.


Vizita e Theresa Mayt në Berlin ishte e ngjeshur: Në orën 17:30 pritje me nderime ushtarake. Pas takimit kokë më kokë dhe para darkës zyrtare një konferencë e përbashkët shtypi. Vëmendjes së gazetarëve nuk i shpëtuan as këpucët e May, e njohur për stilin e saj ekstravagant të këpucëve. Kryeministrja britanike kishte veshur këpucë leopardi, ato që i kish veshur edhe gjatë vizitës së parë tek Mbretëresha Elisabeth, gjë që shtoi spekulimet si një nderim për mbretëreshën e pakurorëzuar të Europës, Merkel.

Nuk ka vetëm Brexit

Në fillim si Merkel dhe May dukeshin tejet të tensionuara, kur u shfaqën para foltores. Rëndësia e temave në axhendë sikur ishte vulosur në fytyrë. Por gjatë deklaratave të dy kryetaret e qeverive u afruan me njëra-tjetrën. May theksoi se Britania e Madhe edhe pas Brexit do të jetë pjesë e Europës, dhe se nuk ndahemi nga miqtë. Të dy vendet i lidh besimi në tregjet e lira dhe rritje ekonomike, si dhe krizat ndërkombëtare si ajo në Siri apo Ukrainë. As Merkeli nuk përhapi ndonjë atmosferë apokaliptike. Bindjet dhe vlerat e njëjta mbeten megjithë Brexit, po ashtu si bashkëpunimi në G7 dhe formatin G20 apo në NATO, tha Merkel.

Lidhur me Brexit u përsëritën edhe njëherë pozicionet e njohura. Merkel kujtoi edhe një herë nenin 50-të marrëveshjeve europiane, dhe se më parë nuk fillojnë negociatat. May theksoi se Brexit mbetet Brexit.

Konstruktive!

Interesante të vështrohej ishte edhe gjuha e zgjedhur nga kryeministrja britanike. Shpesh ajo përdorte fjalën “konstruktive”. Për të duhej respektuar vullneti i votuesve britanikë, por nuk duhen harruar edhe interesat e europianëve. Vetëm para fundit të vitit mund të qartësohen objektivat për procesin e ndarjes, theksoi May. Nga kancelarja gjermane u shfaq mirëkuptim: Pozicione të qarta janë në interesin e përbashkët. Mungesa e qetësisë është e panevojshme.

Pas një pyetjeje të gazetarëve të dyja politikanet konfirmuan se për shkak të socializimit të njëjtë (Merkel dhe May janë bija pastorësh protestantë dhe kanë studiuar shkencat natyrore. shën.red.) ato komunikojnë mirë me njëra-tjetrën. Në atmosferën e çliruar, Merkeli la të kuptohej se i gëzohet negociatave, britanikët njihen për strategjinë e tyre të stërholluar të negociimit si të barabartë. Ndërsa Merkeli njihet që i pranon si sfida për t’u tejkaluar, negociatat e vështira.

DW

 



Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Aktualitet

Balluku në Forumin Global të Transportit në Turqi: Shqipëria, progres të rëndësishëm

28 Qershor, 2025 12:53 pm
Nafta në lumin Vjosa/Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar…
Aktualitet

Nafta në lumin Vjosa/Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar…

28 Qershor, 2025 12:26 pm
Shkalla e pirjes së duhanit arrin nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në Amerikë
Bota

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

28 Qershor, 2025 11:52 am
Auto-Skicë
Aktualitet

SPAK merr 28 të pandehur për abuzimet me tenderat e UBT-së

28 Qershor, 2025 11:39 am
Akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali, arrestohet 40-vjeçari me dy mbiemra
Aktualitet

Akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali, arrestohet 40-vjeçari me dy mbiemra

28 Qershor, 2025 11:26 am
Irani organizon ceremoni shtetërore për varrosjen e komandantëve të vrarë
Bota

Irani organizon ceremoni shtetërore për varrosjen e komandantëve të vrarë

28 Qershor, 2025 11:09 am
PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin
Aktualitet

PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin

28 Qershor, 2025 10:50 am
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut

28 Qershor, 2025 10:23 am
Spektakël mode në Green Coast
Aktualitet

Spektakël mode në Green Coast

28 Qershor, 2025 9:57 am
Qeveria tejkalon në 10-mujor planin vjetor për bonusin e lindjeve
Aktualitet

Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor për periudhën janar-prill 2025

28 Qershor, 2025 9:25 am
Para
Emrat/ Lëvizje në drejtuesit e Policisë së Shtetit

Emrat/ Lëvizje në drejtuesit e Policisë së Shtetit

Der Spiegel: Një vizitë te Gyleni, armiku më i madh i Erdoganit

Der Spiegel: Një vizitë te Gyleni, armiku më i madh i Erdoganit

Video/ Saimir Tahiri “gjobit” Edi Ramën

Video/ Saimir Tahiri "gjobit" Edi Ramën

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Balluku në Forumin Global të Transportit në Turqi: Shqipëria, progres të rëndësishëm

Auto-Skicë
28 Qershor, 2025

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka marrë pjesë në Forumin Global të Transportit dhe Ndërlidhjes, i...

Lexo më shumë

Nafta në lumin Vjosa/Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar…

Nafta në lumin Vjosa/Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar…
28 Qershor, 2025

Kompania Albpetrol ka reaguar nëpërmjet një deklarate pas videos së publikuar nga CEO-ja i River Watch, Ulrich Eichelmann, i cili...

Lexo më shumë

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

Shkalla e pirjes së duhanit arrin nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në Amerikë
28 Qershor, 2025

Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në plazhe, parqe, oborre publike dhe stacione autobusësh prej të dielës, ka thënë...

Lexo më shumë

SPAK merr 28 të pandehur për abuzimet me tenderat e UBT-së

Auto-Skicë
28 Qershor, 2025

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur 28 pedagogë, staf...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com