Teksa edhe ngjyrat në një farë mënyrë janë ndarë në femërore, mashkullore, dhe neutrale, duket se moda nuk njeh limite. Stilistët duket se duan të risjellin përsëri frymën e modës së para shekullit 20, ku nuk kishte një përcaktim të ngjyrave. Në 2017 moda e meshkujve është plotë me ngjyra dhe më së shumti mbizotëron roza, ciklamini dhe lejlaja. Shumë prej rrobave të meshkujve janë disenjuar në ngjyra si rozë e lehtë apo pastel. Kuptohet që jo të gjithë meshkujt do guxonin ta ndiqnin këtë tendencë, por duket se moda e ka thënë fjalën e saj.