Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse shoqëria civile nuk është MJAFT-i i Edi Ramës

2016/03/15 at 10:20 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse shoqëria civile nuk është MJAFT-i i Edi Ramës

Nga Kristi Pinderi*

Unë besoj vërtet se kryeministri Edi Rama është i bindur kur mendon se “shoqëria civile ka vdekur” në këtë vend.

Në konceptin e tij, shoqëria civile është diçka e ngjashme me atë që ishte Lëvizja MJAFT! nga viti 2003 në vitin 2008.

Për vite të tëra, sidomos që nga momenti kur Lëvizja Mjaft! u projektua të lindte si një reagim qytetar i pavarur nga qeveria, por përfundoi mu në mes të qeverisë, shqiptarët e përfytyrojnë “shoqërinë civile” si ndonjë organizatë që do duhet të ketë të paktën dy tipare: të jetë e rregjistruar në gjykatë, e të ketë fonde, zakonisht nga ambasadat apo donatorët e huaj.

26 vjet pas Lëvizjes së Dhjetorit, politikanët akoma nuk e kanë kuptuar se çfarë do të thotë shoqëri civile!

Ngaqë ia kanë dalë me sukses ta korruptojnë në sytë e publikut e të njëri tjetrit konceptin e shoqërisë civile, kushdo që e ka qeverisur këtë vend në këto pothuajse tre dekada, e ka patur më të lehtë edhe të eksperimentojë, të korruptojë e të korruptohet, të pasurohet e mos japë llogari, e mbi të gjitha të qëndrojë në pushtet!

Mendohuni vetëm pak sekonda dhe më thoni se kush politikan në këto 26 vjet i ka humbur pozitat e veta… ?

Kanë ndryshuar pozicionet, karriket në Kuvend, por jo pozitat, as privilegjet, as nderet dhe as prioritetet.

Madje edhe Skënder Gjinushi, jo më larg se pak javë më parë ia arriti të qëndrojë në pozitat e veta 26 vjeçarë, mbi atë organizëm që e quan ende parti, kur brenda 48 orëve bëri betejë për të kontrolluar partinë!

Kryeministri Edi Rama, PS, PD, LSI, PDIU, PSD, PDS e çfarë ka ende nga këto akronimet në qarkullim, jo vetëm që sillen vërtet sikur “shoqëria civile” në këtë vend të ketë vdekur, por sillen edhe sikur po bëjnë atë që do duhet të bënte shoqëria civile!

Ajo që ju kanë shitur për shoqëri civile në këto 26 vjet, në fakt, jo vetëm që nuk është shoqëria civile, por ka qenë një mjet i politikës për ta shkatërruar vetë konceptin e shoqërise civile. Nëse pyet sot një njeri të zakonshëm se çfarë do të thotë shoqëri civile, nuk do dijë të tregojë se shoqëri civile është çdo formë e organizuar që mundet të shprehë interesin e vet si qytetar, pavarësisht e mbi të gjitha në mënyrë të pavarur nga pushteti. Në vend të kësaj, ndoshta do të të përgjigjet që shoqëri civile është ndonjë organizatë, NGO apo qendër e financuar nga ambasadat!

Në 26 vjet shoqërinë civile jo vetëm që nuk e kanë degjuar politikanët, por e kanë tradhtuar e shitur në sytë e votuesve në atë farë feje sa kushdo sot e asocon vetëm me organizata, me fonde, apo me projekte!

26 vjet janë dy dekada e gjysëm e ne shqiptarët kemi akoma mes nesh njerëz si Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama, me raste kur zgjohet nga Vjena edhe njerëz si Fatos Nano e madje edhe njerëz si Skënder Gjinushi apo Fatmir Mediu!

Por nuk kemi rekorde apo të dhëna se si kanë ndryshuar politikat e këtyre individëve jetët tona?! Si ka qenë filozofia me të cilën këta na kanë qeverisur herë së bashku, e herë veç e veç, në aspektin e ekonomisë, në aspektin e të drejtave të njeriut, në aspektin e mirëqënies, në aspektin e politikave rajonale, investimeve apo treguesve strategjikë a rajonalë, etj, etj.

Jo vetëm që ne nuk e dimë suksesin afatgjatë apo dështimin afatgjatë të mënyrës si këta na kanë qeverisur, herë veç e veç e herë bashkë me njëri tjetrin, por sot ndodhemi para faktit që këta, na thonë neve se “nuk ka shoqëri civile”, e për pasojë nuk ka mënyrë si ne qytetarët të shprehim interesat tona, të pavarur nga politika! E vërteta është krejt ndryshe: këta kanë shpikur konceptin e tyre për shoqërinë civile, e karshi një krijese tende mund të bësh çfarë të duash!

Lajmi i keq është që jemi të paktën 26 vjet me vonesë, se në këto 26 vjet ose na kanë injoruar, ose na kanë veshur rroba e ngjyra mashtruese për të na bindur se interesat tona nuk mund të përfaqësohen, ose na kanë future me zor në krijesa hibride si organizatat e tipit MJAFT!.

Mirëpo lajmi tjetër është që interesat tona si qytetarë që kemi mendim, nevoja, apo që e dimë si jeta jonë të bëhet më mirë, janë këtu bashkë me ne, janë baza si ne të gjithë të artikulohemi, jo si NGO apo shoqatë, por si shoqëri civile që mund t’i hajë kokën kujtdo që beson se kemi vdekur!

*Autori ka qënë i punësuar në Lëvizjen MJAFT! nga viti 2005 deri në fillim të vitit 2009!

Publikuar në: Historia Ime

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Llalla: Kemi shumë dosje në hetim për zyrtarë të lartë të administratës

Rrokadë në prokurori, ikën nga drejtimi dhe Blerim Tominaj

Video/ Shikoni çfarë bën publiku i Tiranës për Era Istrefin

Video/ Shikoni çfarë bën publiku i Tiranës për Era Istrefin

Video/ Ja si u vodh makina e Doganave

Video/ Ja si u vodh makina e Doganave

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com