Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse Rusia po i shton sulmet ndaj Ukrainës?

2025/07/15 at 8:31 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pse Rusia po i shton sulmet ndaj Ukrainës?

Kievi dhe Odesa janë nën sulmet më masive ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.


Moska po sulmon me qindra dronë dhe raketa.

Po pse tani?

Rusia kreu prapë një sulm tjetër me dronë në Odessa.

Sipas mediave lokale, u goditën ndërtesa e qendrës së rekrutimit të ushtrisë ukrainase dhe ndërtesa banimi. Një ditë më parë, të paktën dy persona u vranë në një sulm masiv në Kiev të Ukrainës.

Disa lagje të qytetit u goditën. Kryebashkiaku Vitali Klitschko raportoi se një stacion ambulance u shkatërrua.

Kohët e fundit, është regjistruar një seri sulmesh masive të kombinuara ruse. Ajo që ndodhi natën e 4 korrikut në Kiev, për shembull, quhet edhe si “nata e ferrit”  nga mediat ukrainase.

Ushtria ruse përdori më shumë se 500 dronë dhe raketa Kinzhal dhe Iskander. Por më pas janë përdorur prapë qindra dronë e raketa.

Pas kësaj, edhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump,  i cili më parë e paraqiti veten si ndërmjetës në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, tha se ishte i zhgënjyer me Rusinë.

Ai gjithashtu e ashpërsoi retorikën e tij ndaj Kremlinit.

”Putin po bën shumë budallallëqe”, tha Trump, duke shtuar se presidenti rus është “gjithmonë shumë i sjellshëm”, por në fund “rezulton të jetë e parëndësishme”.

Menjëherë pas këtyre deklaratave, Shtetet e Bashkuara rifilluan dërgesat e llojeve të caktuara të armëve në Ukrainë.

Këto janë, sipas Reuters, predha artilerie dhe obus vetëlëvizës. Ndërkohë SHBA  ka vendosur të dërgojë prapë edhe sisteme Patriot.

Prodhim mijëra dronësh në muaj

Falë zgjerimit të prodhimit të dronëve Rusia tani është në gjendje të kryejë sulme kaq masive. Ajo nuk është më e varur nga Irani, siç ishte rasti në vitin 2022.

“Rusia ka përdorur dronë që nga viti 2022, por tani ka ndryshuar sasia”, tha për DW eksperti i teknologjisë ushtarake David Hambling.

”Tani po prodhohen në muaj mijëra, ndoshta dhe dhjetëra-mijëra dronë.

Kjo është e mjaftueshme për të mbingarkuar shumicën e sistemeve mbrojtëse të projektuara për të kapur raketa.”

Koloneli Markus Reisner nga ushtria austriake thekson në një intervistë me DW se Rusia nuk do të ishte në gjendje të kryente sulme kaq masive pa ndihmën e vendeve të tjera.

Kina, thotë ai, furnizon Rusinë me pjesë për të prodhuar dronë, ndërsa Koreja e Veriut furnizon Moskën me raketa balistike. “Është e qartë se Rusia llogarit në mbështetjen e vendeve të tjera këtu”, përfundon Reisner.

Terrorizimi i popullsisë ukrainase

Pas sulmit të fundit ndaj Kievit, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu mendimin e tij se pse Rusia po intensifikon bombardimet e kryeqytetit.

Vladimir Putin dëshiron që, siç thotë ai, “njerëzit të vuajnë dhe të ikin nga Ukraina, që shtëpitë, shkollat – jetët e tyre – t’i shkatërrojë kudo, jo vetëm në front”, raporton portali ukrainas NV.

New York Times shkruan, duke cituar burime pranë Kremlinit, se në këtë mënyrë Rusia dëshiron të thyejë mbrojtjen ukrainase në muajt e ardhshëm.

Koloneli Reisner beson se Putin po përpiqet të arrijë dy qëllime strategjike me sulmet e fundit të kombinuara – së pari, të shkatërrojë kompleksin ushtarako-industrial të Ukrainës dhe së dyti, të ndikojë në publik duke sulmuar civilët.

”Sulmet e synuara ndaj popullsisë, e cila është dobësuar nga terrori, janë një përpjekje indirekte për të ushtruar presion mbi qeverinë ukrainase”, shpjegon ai.

A po fillon ofensiva ruse e verës?

Shumë analistë ushtarakë presin që Rusia të nisë një ofensivë të re këtë verë. Shkencëtari politik gjerman Andreas Heinemann-Grüder i sheh sulmet e kombinuara të intensifikuara që Ukraina i është nënshtruar së fundmi si pjesë të asaj fushate.

Qëllimi i Rusisë, beson ai, është të dobësojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës deri në atë pikë sa humbjet të mos mund të kompensohen nga furnizimet perëndimore të armëve dhe sistemeve mbrojtëse.

Kjo mund të jetë gjithashtu një shenjë se Rusia po përgatitet për një “betejë vendimtare”, sugjeron Heinemann-Grüder.

Ai nuk e përjashton mundësinë që Rusia të jetë në gjendje ta rrethojë Ukrainën deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm dhe ta detyrojë atë të pranojë kërkesat e Kremlinit.

Çfarë mund të bëjë Perëndimi?

Ekspertët thonë për DW se Perëndimi duhet të veprojë më me vendosmëri për t’i mohuar Rusisë iniciativën në fushën e betejës.

Në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, e cila u mbajt në Romë ditët e fundit, Presidenti Zelensky tha se Ukraina kishte gjetur një zgjidhje për të sprapsur sulmet ruse – me dronë të caktuar. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se sektori i mbrojtjes i vendit të tij ka nevojë urgjente për investime të mëdha.

Koloneli Reisner konfirmon se Ukraina tashmë po arrin rezultate të mira në prodhimin e dronëve të saj. Megjithatë, mbrojtjen efikase nuk mund të bëjë pa mbështetjen perëndimore.

“Ne kemi nevojë për ndihmën perëndimore, veçanërisht kur bëhet fjalë për sisteme të specializuara armësh, siç janë sistemet raketore të mbrojtjes ajrore Patriot.”

Qëndrimet e kancelarit Merz

Kancelari gjerman Friedrich Merz  tha më parë se Gjermania ishte gati të blinte këto sisteme nga Shtetet e Bashkuara për Ukrainën. Donald Trump u tha gazetarëve të dielën se do t’i dërgonte Ukrainës “armë shumë të sofistikuara” dhe se këto armë do të “paguheshin 100 për qind”. Ai shpjegoi se këto sisteme do t’i paguajë NATO.

Për të ofruar ndihmë efektive, Perëndimi duhet të kapërcejë frikën se armët e dërguara mund të bien në duart e Rusisë, thotë Andreas Heinemann-Grüder. Disa kompani perëndimore të armëve kanë frikë se kjo mund të rezultojë në humbjen e avantazhit teknologjik.

Ato janë gjithashtu të shqetësuara se krijimi i sipërmarrjeve të përbashkëta me Ukrainën mund të ulë çmimet e produkteve të tyre.

“Sipas mendimit tim, kjo mënyrë e të menduarit duhet të kapërcehet”, thotë eksperti./DW



Ju sugjerojmë

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
Bota

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

14 Tetor, 2025 10:38 pm
“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
-U tha në Opinion

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

14 Tetor, 2025 10:25 pm
Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
Kryesore

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

14 Tetor, 2025 9:38 pm
Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
Aktualitet

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

14 Tetor, 2025 8:46 pm
Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
Aktualitet

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

14 Tetor, 2025 7:00 pm
Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve
Aktualitet

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve

14 Tetor, 2025 5:54 pm
Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë
Sport

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë

14 Tetor, 2025 5:52 pm
Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…
Aktualitet

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…

14 Tetor, 2025 5:46 pm
Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media
Aktualitet

Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media

14 Tetor, 2025 5:22 pm
“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike
Aktualitet

“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike

14 Tetor, 2025 4:53 pm
Para
Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit

SHBA ndalon përkohësisht dëbimin e afganëve

SHBA ndalon përkohësisht dëbimin e afganëve

Kundër shembjeve, qytetarë nga Mirdita nisen drejt Thethit

Kundër shembjeve, qytetarë nga Mirdita nisen drejt Thethit
















TE FUNDIT

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
14 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky këtë të martë ia hoqi shtetësinë kryebashkiakut të Odesës, Gennady Trukhanov, masë që shërbimi i sigurisë...

Lexo më shumë

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
14 Tetor, 2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë kanë qenë në fokus të diskutimeve të analistëve në emisionin “Opinion”. Referuar rezultateve të zgjedhjeve, Baton...

Lexo më shumë

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
14 Tetor, 2025

Shqipëria fitoi me rezultatin 4-2 miqësoren ndaj Jordanisë, e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania”. Ishin miqtë ata që...

Lexo më shumë

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
14 Tetor, 2025

Në orët e fundit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i është drejtuar Dumanit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com