Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato bëri thirrje që SPAK të lihet të bëjë punën e vet.
Gonzato tha se BE nuk ka mbajtur asnjëherë një standard të dyfishtë lidhur me qëndrimin e saj sa i takon mbështetjes së drejtësisë së re.
Ambasadori i BE-së komentoi edhe sulmet e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj SPAK.
Pyetja: BE ka dënuar sulmet ndaj drejtësisë ndaj kreut të SPAK. Ndërkohë Rama ka sulmuar. Pse reagoni për sulmet nga Meta dhe jo nga Rama?
Gonzato: Nuk ka standard të dyfishta. Mbështetja për sistemin e drejtësisë është e palëkundur, por mesazhi është i njëjtë dhe i përhershëm. Ne i japim përparësi të madhe reformës në drejtësi dhe duhet ta lëmë të bëjë punën e vet./opinion.al