Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ftoi kolegët deputetë të votojnë deklaratën e propozuar nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi “për forcimin e bashkëpunimit me Republikën e Greqisë dhe heqjen e ligjit të luftës”.
“Duhet të zgjidhim çështjet e detit, për të cilin nuk kemi më asnjë të dhënë nga qeveria. Pse mbeti e paplotësuar negociatat e vitit 2017. Është thënë se do ta zgjidhim në Hagë, kur do të shkojmë atje. Ne me Greqinë duam dialog për çdo gjë e gjithçka. Kryeministri Rama e la në heshtje, megjithëse kërkesat tona i bëri nul.
Çështjet e pazgjidhura kanë një gamë më të gjerë. I drejtohem Idrizit, duke e falenderuar për objektin, formulimin. Heqjen e ligjit të luftës, Shqipëria e ka kërkuar që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Ju ftoj ta votojmë këtë deklaratë”,-tha Gjekmarkaj.