Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse nuk mund të parashikohen tërmetet?

2023/02/12 at 11:44 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pse nuk mund të parashikohen tërmetet?

Dhjetëra mijëra vetë u bënë viktima të tërmetit në Turqi dhe Siri. A mund të kishin qenë më pak, nëse do të ishte paralajmëruar tërmeti i frikshëm? Pse nuk është i mundur parashikimi i saktë i tërmeteve?


A mund të ishte parandaluar katastrofa me kaq shumë viktima në Turqi dhe Siri nëse do të ishte bërë një paralajmërim në kohën e duhur? Pse nuk bëhen dot prognoza dhe cila është gjendja aktuale e shkencës në këtë drejtim?

Shumica e tërmeteve krijohen përmes zhvendosjes së pllakave tokësore, që janë rregullisht në lëvizje, përplasen apo largohen nga njëra-tjetra- Nëse presioni mes dy pllakave bëhet shumë i madh, kjo tendosje shkarkohet duke krijuar tërmetin. Për të bërë një parashikim të saktë për këtë zhvillim, duhet të dihet vendi, magnituda dhe koha e tërmetit. “Vendin dhe magnitudën ne e njohim shumë mirë”, thotë Oliver Heidbach nga Qendra e Studimeve Gjeodezike në Potsdam për televizionin gjerman, ZDF. “Por ajo nuk njohim aspak është koha kur kjo ndodh.”

Pse nuk mund të dallohet koha e një tërmeti?

Një tërmet është një “proces shumë kompleks që ndodh papritur”, shpjegon Heidbach. “Merrni një tas dhe shtypeni fort e më fort. Nuk dihet se në cilën pikë kohore ky tas do të thyhet, por kur çahet kjo ndodh fuqishëm dhe papritur.” Një tërmet është ndyshe nga një uragan, ai është një proces “jo-linear”.  Tek një uragan mund të vëzhgosh, se si krijohet, si fiton gjithnjë e më shumë fuqi dhe mund të bësh prognozë edhe për rrugën që përshkon. Kurse një tërmet vjen gjithmonë pa paralajmërim, thekson Prof. Oliver Heidbach.

Tërmetet me shumë ballë përveç kësaj krijohen në thellësi 7 deri në 8 kilometra ose edhe më thellë. “Aty nuk mund të vendosim instrumente matëse, për këtë arsye nuk i njohim cilësitë fizike dhe gjendjen shkëmbore në këtë thellësi. Nuk e kemi mundësinë e qasjes së drejtpërdrejtë.” Nëse do të bëje shpime në këto thellësi kjo mund të ishte vetë shkaktar i një tërmeti, sipas ekspertit.

Çfarë do të thotë kjo për rajonet sizmike të forta?

Nëse do të mendosh për masa evakuimi, kjo nuk mund të bëhet pa e ditur kohën e tërmetit, sqaron Heidbach. Ajo që bëhet është zhvillimi i normave të caktuara në ndërtim për të përballuar tërmetet. “Ne studiuesit e gjeodezisë ofrojmë për këtë informacione, se me cilat lëvizje të tokës mund të llogaritet në të ardhmen”. “Në rajonet e rrezikuara nga tërmeti, si për shembull në Gjermani në rajonin e Oberrheingraben duhet që në ndërtime të respektohen masa të caktuara, që e mbrojnë më mirë substancën e ndërtimit nga valët sizmike.”

Problematike është, kur në shumë pjesë të një qyteti ke një subtancë të vjetër ndërtimi. Në Itali për shembull, shpesh të prekur nga tërmetet, nuk është e mundur të stabilizosh të gjitha ndërtesat e vjetra. Edhe në zonat e tërmetit në Turqi dhe Siri shpesh janë “injoruar rregullat e ndërtimit” dhe kjo i ka bërë ndërtesat të “pasigurta”, ka thënë studiuesi i rreziqeve, Jens Skapski për televizionin ZDF.

Sistemet e hershme të paralajmërimit

Një mënyrë për të kufizuar katastrofën janë sistemet e hershme të paralajmërimit. Sisteme të tilla janë në përdorim në Japoni dhe Meksikë. Nëse ky sistem regjistron një tërmet, atëherë të gjithë njoftohen përmes celularit, TV apo radios. “Në këtë rast ke 20, 30 ose në rastin më të mirë 60 sekonda kohë për të vënë një helmetë në kokë apo për të kërkuar një vend nën tavolinë”, thotë eksperti Oliver Heidbach.

Në Japoni njerëzit kanë shumë përvojë me këtë dhe e dinë në momentin e paralajmërimit, se ç’duhet bërë. Ky sistem nuk funksionon njësoj me efektivitet në të gjitha rajonet. Sipas Heidbach, tek një paralajmërim për zonën e Stambollit, ku përmes zhvendosjes së pllakave pritet prej kohësh një tërmet i fortë, për shkak të afërsisë me zhvendosjen tektonike “do të mbeteshin vetëm pak sekonda kohë”.

A mund të paralajmërohen në të ardhmen tërmetet?

Një paralajmërimi të saktë shkenca mund t’i ofrohet vetëm hap pas hapi, thotë studiuesi Heidbach. Një faktor i rëndësishëm për të vlerësuar më mirë tërmetin paraprakisht është drejtimi nga shkon lëvizja tektonike në një tërmet. Nëse ne do e dinim, ku fillojnë tërmetet, dhe se për ku po shkon lëvizja tektonike, kjo është diçka komplet tjetër për parandalimin e dëmit, konstaton Heidbach. Në rastin e Stambollit mund të thuhet të paktën, nëse krisja do të shkonte në drejtim të qytetit apo larg tij. Kjo bën një dallim të madh për dëmin e pritshëm. “Këtu po punojmë tani, dhe shohim hapin tjetër, për të përcaktuar më saktë mënyrën e zhvillimit të tërmetit”, thotë Heidbach. “Të paktën në një rast të tillë do të mund merren masa përgatitore për katastrofën, që ne as nuk mund ta ndalojmë dot dhe as nuk mund ta parashikojmë.”/ DW



Ju sugjerojmë

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Para
Arrestohen babë e bir,iu gjendet pistoletë dhe municione luftarake në magazinën e lokalit

Arrestohen pesë persona në Tiranë, për çfarë akuzohen

Një person i pa identifikuar, dhuron 30 milionë dollarë për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Një person i pa identifikuar, dhuron 30 milionë dollarë për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Mbi 500 persona të vrarë gjatë revoltave në Iran, presidenti: Protestat u mposhtën

Mbi 500 persona të vrarë gjatë revoltave në Iran, presidenti: Protestat u mposhtën
















TE FUNDIT

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
8 Qershor, 2025

Pavarësisht nga sinjalet e shpresës, Gjermania ende duket larg rritjes së qëndrueshme ekonomike. Industria gjermane e ka filluar tremujorin e...

Lexo më shumë

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
8 Qershor, 2025

Mbërmjen e së shtunës një ngjarje e rëndë ka trondiur Romën, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e...

Lexo më shumë

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
8 Qershor, 2025

Rusia ka goditur qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv-in, me një valë të fuqishme sulmesh ajrore, përfshirë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com