Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse nuk ishin 600 mijë protestues sot në shesh

2017/05/13 at 6:01 PM
në Aktualitet, Komente, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse nuk ishin 600 mijë protestues sot në shesh

Nga Eduard Zaloshnja

Google Earth Pro është një program kompjuterik i kompanisë së famshme Google, i cili, në kohë reale, ofron fotografi satelitore 3-dimensionale të çdo cepi të botës. Gjithashtu, ky program lejon zmadhimin dhe ndarjen e një fotografie në seksione të veçanta, si dhe llogaritjen e metrave katrorë të çdo seksioni.

Duke shfrytëzuar këto mundësi që krijon Google Earth Pro, u krye një analizë numerike e protestës së organizuar sot nga PD-ja.

Nga kjo analizë, rezulton se sipërfaqja ku kishte protestues, në kohën kur filloi fjalimin Basha, ishte rreth 28000 m2. Pikat më të skajshme të kësaj sipërfaqeje ishin “Çadra e Lirisë” në jug, Ministria e Brendshme në veri, lulishtja e Piramidës në lindje, dhe lulishtja e busteve të Vëllezërve Frashëri në perëndim.

Dendësia maksimale ishte në sektorin fare pranë tribunës – 4 protestues për metër katror (në një ashensor 1 metër X 1 metër nuk mund të rrinë më shumë se 4 të rritur, sado të shtrëngohen). Ndërsa dëndësia minimale ishte pranë Ministrisë së Brendshme – 1 protestues për 7 metra katrorë (Me përjashtim të zonës pranë tribunës, dendësia ishte më e rrallë atje ku nuk kishte hije),

Duke kombinuar metrat katrorë të çdo sektori të protestës me dendësinë përkatëse, rezulton se rreth 25 mijë protestues kanë marrë pjesë në protestën e sotme të PD-së.

A janë më shumë seç ishin në 18 shkurt?

Në një artikull të publikuar në 21 shkurt në gazetën Albanian Free Press (http://afp.al/neës/2017/02/motivimi-2859/ ), Apollon Baçe llogariste se në protestën e PD-së të 18 shkurtit morën pjesë rreth 25 mijë protestues. Sidoqoftë, edhe pse analiza e Dr. Baçes ndiqte një metodologji të ngjashme me të mësipërmen, ajo bazohej në një inspektim okular (jo në foto satelitore të Google Earth Pro).

Basha deklaroi sot se në protestë janë mbi 600 mijë qytetarë. Që kjo shifër të jetë e saktë duhej që, në të gjithë sipërfaqen e protestës, të kishim një dendësi uniforme prej 21 protestues për metër katror (imagjinoni që një ashensor 1 metër X 1 metër të nxëre 21 të rritur). e.zaloshnja

Etiketa: Eduard Zaloshnjaperllogaritjaprotesta

Ju sugjerojmë

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
Bota

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

26 Shtator, 2025 10:46 pm
“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
Aktualitet

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

26 Shtator, 2025 10:22 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Pas Trump edhe emri i Elon Musk në dosjet që lidhen me Jeffrey Epsteinin

26 Shtator, 2025 10:00 pm
Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
Bota

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

26 Shtator, 2025 9:11 pm
Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB
Bota

Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB

26 Shtator, 2025 7:24 pm
Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit
Aktualitet

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit

26 Shtator, 2025 7:18 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

26 Shtator, 2025 5:42 pm
Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030
Bota

Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030

26 Shtator, 2025 5:28 pm
Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme
Politikë

Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme

26 Shtator, 2025 4:26 pm
Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit
Rajoni

Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit

26 Shtator, 2025 4:24 pm
Para
Rama ironizon protestën e PD-së: “Më trishtoi edhe mua sheshi i zbrazur”

Rama ironizon protestën e PD-së: "Më trishtoi edhe mua sheshi i zbrazur"

Intervista/ Protesta e sotme, zyrtari i PD-së zbeh shifrat e Bashës: Ja sa ishin sot në shesh

Intervista/ Protesta e sotme, zyrtari i PD-së zbeh shifrat e Bashës: Ja sa ishin sot në shesh

Video/ Militanti ndalon në rrugë ministren: “Po si tja bëj o burrë, jam pa punë”

Video/ Militanti ndalon në rrugë ministren: "Po si tja bëj o burrë, jam pa punë"

TE FUNDIT

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
26 Shtator, 2025

Sllovakia ka ndryshuar kushtetutën e saj, duke përfshirë njohjen me ligj të vetëm dy gjinive; mashkullore dhe femërore, sipas BBC....

Lexo më shumë

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
26 Shtator, 2025

“Forbes Global Properties” rrjeti prestigjioz ndërkombëtar i pasurive të patundshme, hap dyert në Shqipëri përmes përfaqësuesit ekskluziv Capital Point. Kryeministri...

Lexo më shumë

Pas Trump edhe emri i Elon Musk në dosjet që lidhen me Jeffrey Epsteinin

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
26 Shtator, 2025

Emri i multimiliarderit Elon Musk shfaqet në dosjet e Jeffrey Epstein në lidhje me një vizitë të mundshme të njeriut...

Lexo më shumë

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
26 Shtator, 2025

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka paralajmëruar se veprimet e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump mund t’i “vënë flakën” rajonit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com