Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi

2025/03/02 at 1:23 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish nga burgu, ku ndodhet prej 3 javësh pas komunikimit të masës së sigurisë masës të vendosur më 12 shkurt. Në reagimin radhës kryebashkiaku vijon akzuat ndaj prokurori të SPAK Olsi Dado, i cili sipas Veliajt po trajton rrjetet sociale të tij si skenë krimi.

Veliaj evidenton se akuzohet që në Facebook-un dhe Instagram-in e tij janë publikuar fotot e shfaqjeve të Preljocajt, projekt që sipas tij drejtohej nga vetë ai dhe jo familjarë të kryebashkiakut.

Reagimi i Veliajt

“Pse ma le “seen”?

Të dielë të mbarë të gjithëve dhe shumë mall për secilin prej jush!

Duke qenë se padrejtësia nuk bën asnjë ditë pushim, do të më mirëkuptoni nëse edhe sot më duhet të çmontoj një tjetër akuzë, kësaj here lidhur me Facebook-un dhe Instagram-in tim, ndaj dhe titulli “pse ma le ‘seen’” – reagimi patetik i adoleshentëve në rrjete, kur dikush s’i përfill.

Fiks kështu reagon Ols Dado kur e trajton Facebook-un dhe Instagram-in zyrtar të Kryetarit të Bashkisë si skenë krimi!

Nuk ju besohet? Lexojeni vetë:

“Nga procesverbali i kqyrjes datë 21.01.2025, i përpiluar nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), rezulton se në rrjetin social “Instagram”, tek adresa “Erion Veliaj”, evidentohet një postim i bërë nga ky i fundit më datë 20 shtator 2023. Ky postim lidhet me eventin që do të organizohet më datën 23.09-22.10.2023 “International Contemporary Dance Festival”.

Festivali është nën drejtimin artistik të koreografit të mirënjohur me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj”. Po mor po, e lexuat vetë! Trajtohet faqja e Facebook-ut dhe Instagram-it si skenë krimi, si të ishte Bataclan ku vranë terroristët apo skena e fluturimit MH17, që e gjetën këta pas kaq vitesh. “Kqyrje”, “procesverbale”, “evidentohet”, “rezulton me aq e kaq postera e foto”, si me thënë “kaq të vrarë e aq të plagosur”.

Çfarë fyerje për inteligjencën e kujtdo! Domethënë, akuzohem se në Facebook-un dhe Instagram-in tim janë publikuar fotot e shfaqjeve të Preljocajt, të cilin këta vetë e pranojnë se e drejtonte projektin dhe jo familjarë të mitë.

Së pari, çdo kryetar bashkie poston aktivitete kulturore e artistike të qytetit dhe as më besohet që më duhet ta shpjegoj këtë. E kam gjetur Tiranën me 10 evente në vit, sot ka mbi 1 mijë aktivitete cilësore në vit. Postohen sa mundet për të informuar publikun e të huajt që vijnë si turistë. Gjëja më normale në botë.

Së dyti, Preljocaj dhe trupa e tij janë ëndërr për çdo qytet, dhe jo vetëm çdo qytet do t’i financonte, por do t’i promovonte me trumpetë e bori, me tellall e reklama kudo, aq më tepër Tirana.

Por, së treti, meqë më duhet të shpjegoj me logjikën idioteske të hetimit të Facebook-ut dhe Instagram-it, rezulton se postimi as nuk është bërë nga unë vetë, por nga stafi i zyrës së shtypit, ashtu siç ndodh rëndom për shumë bashki e ministri. Mjafton të shikoni screenshot-et e postimeve për të kuptuar se edhe ky postim, pra për baletin e Preljocajt, është bërë nga stafi i zyrës së shtypit – edhe pse tani që po e kuptoj sa “krim i rëndë” paska qenë, do të doja ta kisha bërë vetë, por ato ditë kam qenë në SHBA për një udhëtim pune.

Ndërsa, në këtë fotoalbum do të shikoni me dhjetra postime, të cilat kanë promovuar aktivitete të ndryshme artistike, kulturore e sportive që kanë ndodhur në Tiranë, në po atë muaj, kur është shfaqur edhe baleti i Preljocajt.

Sa fyese që pas letrave anonime, shpalljes “i dënuar” pa gjyq, shtëpive në Yrshek, takimeve me arkitektë, më duhet të shpjegoj edhe postimet rutinë të stafit në Facebook e Instagram, në këtë veting 20 vjeçar, që s’i është bërë askujt më parë.

Fiks muhabet kalamajsh “pse ma le ‘seen’”.

Kokën lart dhe agjërim të lehtë!”, thuhet në postimin e Veliajt.

Ju sugjerojmë

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës
Sport

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës

31 Korrik, 2025 9:56 pm
Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës
Aktualitet

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës

31 Korrik, 2025 9:16 pm
Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste
Bota

Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste

31 Korrik, 2025 9:11 pm
Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve
Aktualitet

Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve

31 Korrik, 2025 8:41 pm
Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime
Sport

Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime

31 Korrik, 2025 8:22 pm
Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur
Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur

31 Korrik, 2025 7:43 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori

31 Korrik, 2025 7:27 pm
Qëllohet me thikë një person në Shkodër
Kronikë

Qëllohet me thikë një person në Shkodër

31 Korrik, 2025 7:04 pm
Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës
Aktualitet

Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës

31 Korrik, 2025 7:02 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

31 Korrik, 2025 7:01 pm
Para
Broja harron të shkuarën, zbulon vajzën që i ka rrëmbyer zemrën

Broja harron të shkuarën, zbulon vajzën që i ka rrëmbyer zemrën

Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë

Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë

Primaret e PD/ Rezultati në 11 qarqe, cilët janë kandidatët më të votuar

Primaret e PD/ Rezultati në 11 qarqe, cilët janë kandidatët më të votuar

TE FUNDIT

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës
31 Korrik, 2025

Galatasaray ka bërë goditjen më të madhe në historinë e futbollit turk duke firmosur me sulmuesin nigerian Victor Osimhen. Kampionët...

Lexo më shumë

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës
31 Korrik, 2025

Qeveria ka miratuar një vendim të ri për transferimin e pronësisë së një pasurie shtetërore në Tiranë, në funksion të...

Lexo më shumë

Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste

Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste
31 Korrik, 2025

Izraeli tha se ka kryer sulme ajrore ndaj vendeve që përdoren nga Hezbollahu për të prodhuar dhe ruajtur raketa në...

Lexo më shumë

Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve

Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve
31 Korrik, 2025

Këshilli i Ministrave ka emëruar sot Adela Demetjan si drejtoreshë të Galerisë Kombëtare të Arteve. “EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com