Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse ky tapet sherri për Sekretarin e Shtetit Kerry

2016/02/13 at 2:29 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Pse ky tapet sherri për Sekretarin e Shtetit Kerry

Nga Preç Zogaj


Vizitat e shtetarëve të lartë amerikanë në Shqipëri kanë kaluar
gjithnjë si festa të proamerikanizmit tonë. Kështu do të ndodhë edhe
me vizitën e nesërme të Sekretarit të Shtetit, John Kerry. Shumica
dërrmuese e shqiptarëve e përjetojnë me emocion të veçantë këtë
vizitë. Një nderim i shtuar i shkon zotit Kerry, edhe për shkak të
jehonës që kanë pasur në Shqipëri alarmi dhe denoncimet i tij të forta
kundër regjimeve oligarkike në këtë pjesë të rajonit, ku qeveria e
Tiranës ka shfaqur ngjashmëri të dukshme me identikitin e këtyre
regjimeve. Fshikullimet pa precedentë të ambasadorit amerikan
Doland Lu kundër korrupsionit dhe krimit në Shqipëri “rimojnë” me
shqetësimet e Sekretarit të Shtetit për këto çështje. Siç është bërë
me dije, sekretari Kerry do të pritet dhe bisedojë me Presidentin
Nishani, me Kryeministrin Rama dhe me shefin e opozitës, Basha, për
çështje gjeostrategjike, gjë që i bën nder Shqipërisë sonë të vogël. Por
do të bisedojë edhe për çështje të zhvillimeve korrente, siç është, për
shembull, Reforma në Drejtësi. E gjithë kjo në vijim të investimit
konstant amerikan për forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në
vendin tonë.
Duam të besojmë se përtej bisedimeve protokollare, Sekretari i
Shtetit vjen për të inkurajuar e shtyrë përpara orientimin perëndimor
të vendit mik. Thënë ndryshe, për të nënvizuar e siguruar këtë lloj
“vize të kuqe” të oksidentalizimit dhe euroatlantizmit shqiptar nga
interferencat dhe influencat e kundërta. Në këtë kontekst, edhe pse e
shkurtër në kohë, vizita që përkon me ditën e Shën Valentinit, i ka të
gjitha sendet për të qenë historike. Mirëpo, pikërisht në vigjilje të
kësaj vizite, jeta politike shqiptare është turbulluar e kapërthyer në
një sherrnajë të vërtetë për Byronë Kombëtare të Hetimit. Mu sikur
mollën e sherrit ta kishte hedhur në sheshmejdan qoftëlargu.
Të sqarohemi: Politikanët shqiptarë të stampës së vjetër e kanë
talentin e tyre mosmarrëveshjen dhe grindjen.
Por ky sherr që ka shpërthyer është një turp, sipas mendimit tim, sepse ka përzier në
momentin më të papërshtatshëm dhe në formën tipike të
sherrbudallenjve Ambasadën e SHBA­ve në Tiranë. Për rrjedhim,
duam, s’duam, gjeneron ndotje edhe ndaj vizitës së Kerry­t. Pardje në
Kuvend, Kryeministri Rama thërriste pa pushim në kauzë, indirekt
sigurisht, dëshminë e Ambasadës Amerikane për projektligjin e Byrosë
Kombëtare të Hetimit, të cilin e reklamonte si të rakorduar me të pikë
për pikë. Me këtë rast, i armatosur me rakordimin, kishte fryrë gjoksin
dhe po i bënte tërbiet Bashën dhe opozitarët e tjerë që, sipas tij, duke
refuzuar projektin e rakorduar treshe me amerikanët, po shkelnin
fjalën e dhënë, po nxirrnin në pah dyfytyrësinë e tyre, e tjerë, e tjerë.
Cili është në të vërtetë projekti i rakorduar me amerikanët?
Ai që reklamonte Rama, sipas të cilit drejtorin e Byrosë Kombëtare të
Hetimit e emëron ministri i Brendshëm duke marrë pëlqimin e
Prokurorit të Përgjithshëm, apo pakti që reklamonte Basha, sipas të
cilit, në bazë të rekomandimit të Komisionit të Venecias drejtorin e
BKH­së e emëron Prokurori i Përgjithshëm? Kjo ishte dje dhe pardje
pyetja e ditës në Shqipëri. Që nuk mund të mos tingëllonte absurde
duke qenë se ambasada nuk ishte në hënë, por një vrap pele larg,
ndërsa vetë ambasadori, me shqipen e tij korrekte, me siguri nuk
kishte nevojë për përkthyes për të kuptuar ç’po ndodhte.
Ambasada nuk foli dhe ma merr mendja nuk ka për të folur publikisht.
Cilado qoftë e vërteta, ambasada e një vendi mik mund të ndiejë
keqardhje që ndërmjetësimi i saj shpërdorohet për të ndezur sherre
kalamajsh, por nuk investohet për t’i bërë dëm në publik njërit apo
tjetrit. Nuk e dimë pra të vërtetën sipas ambasadës. Nuk e dimë a
është rënë dakord për një projekt, apo është rënë dakord për parime.
Por dimë disa gjëra të tjera që na lejojnë të shohim sadopak në
brendinë e turbullt të ngjarjes dhe të arsyetojmë për të.
Së pari, dimë se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë e ka
rrëzuar vitin e kaluar projektligjin e qeverisë për ngritjen e Byrosë
Kombëtare të Hetimit, ashtu siç e kishte konceptuar Edi Rama me
juristët e tij: një prokurori e qeverisë, që do t’i mbivendosej apo do të
dublonte prokurorinë e shtetit. Së dyti, dimë se partnerët amerikanë
janë angazhuar dhe janë ulur me të gjitha palët për një projekt të
gjithëpranuar, ndërsa Komisioni i Venecias ka rekomanduar emërimin
e kreut të BKH­së nga Prokurori i Përgjithshëm. Së treti, dimë se para
dhjetë­pesëmbëdhjetë ditësh, shefi i opozitës, Lulzim Basha, ka
kërkuar futjen menjëherë në seancë parlamentare të projektligjit të
rakorduar me amerikanët, por që, sipas tij, po zvarritej nga Rama përarsye se drafti i ri e shkëpuste BKH­në nga vartësia e qeverisë.
Dimë se pas kësaj Rama është takuar me Metën në kryesinë e
Kuvendit, ku kanë rënë dakord dhe kanë komunikuar publikisht
vendimin për ta çuar projektligjin e ri në Komisionin e Venecias. Të
gjitha këto duken logjike, sepse rrjedhin nga një vendim i
paapelueshëm i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, që
nuk lë hapësirë për vendime të ndërmjetme, për zgjidhje hibride, për
dykuptimësi dhe lojëra fjalësh. Në çdo rrethanë, kushdo që ta
rekomandojë, ligji i ri mbetet antikushtetues nëse përsërit në forma të
hapura apo të fshehta klauzolat antikushtetuese të projektit të
rrëzuar. Rimarrja e projektit të rrëzuar ka kërkuar domosdoshmërisht
përshtatjen e draftit të ri me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Kjo është elementare. Por tashmë dimë se në draftin e ri kjo nuk ka
ndodhur. Kryeneçësia kryeministrore e lë litarin jashtë në pikën kyçe,
që përbën thelbin e antikushtetutshmërisë së draftit të parë. Drejtori i
Byrosë Kombëtare të Hetimit emërohet përsëri nga ministri i
Brendshëm. Klauzola zbutëse, “merr pëlqimin e Prokurorit të
Përgjithshëm”, që është shtuar në emër të kompromisit politik, nuk e
ndryshon vartësinë e plotë të drejtorit nga ministri që e emëron.
“Qeni leh aty ku ha”, thotë një fjalë e urtë metaforike e popullit. Së
fundi, dimë se ndërsa kishin njoftuar publikisht nisjen e projektligjit
në “Venecia”, duke shmangur jo pa elegancë presionin e shefit të
opozitës, Rama dhe Meta paskan pasur në mendje një gjë tjetër, si në
ato taktikat mashtruese që përdoren në luftë: futjen e projektit në
seancë, siç e futen, bashkë me pikëpyetjet që e rrethojnë. Pse kjo
kthesë? Disa gazetarë që mëtojnë të kenë ose kanë akses në burimet
e brendshme të shtabeve të Metës dhe Ramës e kanë rindërtuar pak a
shumë kështu historinë. Ilir Meta ka bërë lojë të dyfishtë, duke i
premtuar Berishës se nuk do ta votojë kurrë projektin e BKH­së.
Berisha ia ka bërë me dije këtë premtim të Metës kryetarit të PD­së,
Basha, i cili, për ta nxjerrë Ramën në dritë të keqe, është inkurajuar
të kërkojë futjen e projektit në seancë me garancinë se Meta nuk e
voton! Ndërkaq, Meta e ka siguruar Ramën se do ta votojë projektin
dhe ky nuk është menduar dy herë për t’i kapur të gjithë në rrjetën e
intrigës, pikësëpari shefin e opozitës, zotin Basha, të cilin programi i
vizitës së Kerryt e ka vënë në një rang me Kryeministrin.
Pse të mos diskreditohet edhe ky si fjalëshkelës, meqenëse vetë Rama
e ka lënë një herë me gisht në gojë sekretarin Kerry për aferën e
armëve kimike! Fantapolikë apo e vërtetë, kjo mënyrë të treguari e
gazetarëve që mëtojnë të kenë ose kanë akses në burimet e
brendshme të qeverisë, e nxjerr Metën një kryeintrigant të prishur
nga smira dhe xhelozia prej të përjashtuari nga salloni i politikës së
lartë. Fantapolitkë apo e vërtetë, kjo mënyrë të treguari e nxjerr
Ramën një meskin që ngatërron politikën me cicimicet, intrigat dhe
hiletë e vogla.
Fantapolitikë apo e vërtetë, kjo mënyrë të treguari i tregon Bashën
dhe Berishën naivë dhe, çfarë është më e dukshme, kjo mënyrë të
treguari evidenton një përbetim të politikanëve përfaqësojnë fundin e
kazanit të tranzicionit kundër kreut të opozitës, Basha, pikërisht në
periudhën e promovimit të tij në rrafshin ndërkombëtar si alternativë e pushtetit në Shqipëri. I mbetet logjikës se çdo lexuesi të përftojë
çfarë është e vërtetë apo afër se vërtetës dhe çfarë është fantazi në
këtë tregim. I cili na tregon gjithashtu se ligji i Byrosë Kombëtare të
Hetimit u tentua të futej në seancë, siç u fut thjesht për të krijuar
gjurulldi, për të provokuar edhe jo sepse ndokujt i digjet xhani për të
luftuar korrupsionin në nivelet e larta.
Ndoshta është edhe kjo një arsye që ambasada nuk foli. Por ai ligj,
s’ka gjasa të kalojë në formën e paraqitur. Nga gjithë kjo histori, ajo
që mbeti është tapeti i sherrit për sekretarin Kerry. Dikush, me
dritëshkurtësi, a kushedi pse, e pa vizitën e tij si një rast për t’i
prishur punë rivalit dhe jo si një mundësi për të ndihmuar punët e
vendit. Mjerim!



Ju sugjerojmë

PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin
Aktualitet

PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin

28 Qershor, 2025 10:50 am
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut

28 Qershor, 2025 10:23 am
Spektakël mode në Green Coast
Aktualitet

Spektakël mode në Green Coast

28 Qershor, 2025 9:57 am
Qeveria tejkalon në 10-mujor planin vjetor për bonusin e lindjeve
Aktualitet

Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor për periudhën janar-prill 2025

28 Qershor, 2025 9:25 am
SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave
Bota

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave

28 Qershor, 2025 9:12 am
Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit
Aktualitet

Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit

28 Qershor, 2025 9:01 am
Lini, vendbanimi 8-mijëvjeçar/ Gërmimet shqiptaro-zvicerane e konfirmojnë
Kryesore

Lini, vendbanimi 8-mijëvjeçar/ Gërmimet shqiptaro-zvicerane e konfirmojnë

28 Qershor, 2025 8:50 am
SHBA: A do të kufizohet e drejta e shtetësisë?
Bota

SHBA: A do të kufizohet e drejta e shtetësisë?

28 Qershor, 2025 8:40 am
Ngërçi në Kuvend/Liderët e partive politike takohen sot pas ftesës së Kurtit
Rajoni

Ngërçi në Kuvend/Liderët e partive politike takohen sot pas ftesës së Kurtit

28 Qershor, 2025 8:36 am
“Një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg…”/Rama-deputetit britanik: Hipokrizi…
Aktualitet

“Një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg…”/Rama-deputetit britanik: Hipokrizi…

28 Qershor, 2025 8:31 am
Para
Video/ Vllaznia-Partizani. Sherr masiv në Shkodër, kacafyten lojtarët, trajneri del me të kuqe

Video/ Vllaznia-Partizani. Sherr masiv në Shkodër, kacafyten lojtarët, trajneri del me të kuqe

1991, ja si e priten Bejkerin ne Tirane.

1991, ja si e priten Bejkerin ne Tirane.

Video/ Plas në PS. Ben Blushi kapet me Taulant Ballën: Vazhdoni me njerëz që kanë votuar për Saliun

Video/ Plas në PS. Ben Blushi kapet me Taulant Ballën: Vazhdoni me njerëz që kanë votuar për Saliun

Please login to join discussion















TE FUNDIT

PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin

PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin
28 Qershor, 2025

Është zhvilluar në Berlin Kongresi Zgjedhor i Partisë Social-Demokrate gjermane, një prej partive më të mëdha të së majtës. Duke...

Lexo më shumë

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
28 Qershor, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 9 vatra zjarri në pesë bashki: Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Berat. Të...

Lexo më shumë

Spektakël mode në Green Coast

Spektakël mode në Green Coast
28 Qershor, 2025

Në një mbrëmje dedikuar bukurisë shqiptare, La Vista, lifestyle center në zemër të Green Coast, u shndërrua në një pasarelë...

Lexo më shumë

Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor për periudhën janar-prill 2025

Qeveria tejkalon në 10-mujor planin vjetor për bonusin e lindjeve
28 Qershor, 2025

Ulet numri i bebeve që përfituan bonusin për periudhën janar -prill 2025, duke ndjekur tendencën rënëse të numrit të përfituesve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com