Zuckerberg mori truprojën e tij të parë në vitin 2011, ajo bëri bujë. Por tani thuhet se CEO i Facebook, ka marrë jo pak, por plot 16 njerëz që mbrojnë atë në shtëpinë e tij.
Ai është shumë i shqetësuar në lidhje me sigurinë e tij dhe truprojat do ta mbrojnë si ditën edhe natën, thotë një raport i “Page six”.
Sipas këtij raporti ka të dhëna të kërcënimit të sigurisë së tij, për shkak të përdoruesve të internetit.
Një burim i paidentifikuar ka thënë se, “Të gjithë CEO-t marrin kërcënime, dhe ata i marrin shumë seriozisht ato”.