Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse jam me ty Vilma?

2017/01/18 at 3:49 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Pse jam me ty Vilma?

Nga Dritan LACI


Sot do kisha dashur edhe unë të isha pjesë e diskutimit që Federata e Futbollit Shqiptar hapi me gazetarë dhe grupe interesi në lidhje me “Emancipimin në stadium”. Por për arsye të rutinës së punës së përditshme që më sjell puna në “Opinion” e kisha të pamundur të isha i pranishëm në këtë diskutim. E kisha më shumë dëshirë praninë në këtë diskutim për vetë faktin që jam një nga aktorët më të rregullt të stadiumeve në Shqipëri dhe një njohës i mirë i problematikave që lindin në shkallët e stadiumit.U ngacmova edhe më shumë për të nisur këtë shkrim pas reagimit të koleges sonë së Supersportit Vilma Masha, mbajtur në këtë panel të sotëm të organizuar nga FSHF-ja. Vilma me të drejtë u përmendi zyrtarëve të Federatës rastin e Trevizës. Vajzës që nëse u kujtohet humbi ndjenjat gjatë ndërhyrjes së policisë në sektorin e ultrasve të Partizanit në stadiumin “Elbasan Arena” në ndeshjen Partizani-Skënderbeu.

Vilma, duke ilustruar rastin e Trevizës solli shqetësimin që ka sot çdo grua, vajzë apo nënë që do të shkojë të shikojë një ndeshje futbolli në stadium apo që ka djalin apo vajzën fanse të një ekipi x, por që rri gjithë kohën me merak se nga momenti në moment mund të ndeshet me një lajm si ai i Trevizës. Po Vilma unë jam me ty? Sepse si aktor i shkallëve të stadiumeve në Shqipëri e di më mirë se kush do se çfarë sikleti i madh është të jesh tifoz në Shqipëri. Unë e di që janë të shumta vajzat që vijnë në shkallët e stadiumit. Dhe nuk ka siklet më të madh se të marrësh motrën, bijën, gruan në stadiumet tona. Isha vetë i pranishëm në ndeshjen Kukësi-Partizani në fazën e parë të kampionatit. Kishim me vete edhe shumë vajza. Kush motrën. Kush gruan. U gjendëm në një kafaz të bombarduar nga gurët që vinin nga brenda dhe jashtë stadiumit. Qëllonte me gurë i hipur mbi një kodër edhe vetë personi i sigurisë që mbante çelësin e portës ku qëndronte tifozeria mike. E kam denoncuar këtë fakt më video dhe me foto.

A e di Vilma se çfarë mase mori Federata ndaj stadiumit të Kukësit? Asnjë masë. E pra unë bie me ty dakord që sporti është krijuar për të bashkuar vlerat dhe jo për të promovuar antivlerat. Atë ditë për dreq në tifozerinë mike ishte edhe një gjerman. E quajnë Lars Arnold dhe është tifoz me të gjitha skuadrat e botës. Sepse pasioni I tij është të ndjekë ndeshje të ndryshme në të gjithë botën. E pra Larsin atë ditë, 1.98 cm të gjatë, u desh ta mbronim nga gurët ne që ishim një pëllëmbë më të shkurtër. Por ne nuk mund ti thonim Larsit që videot që regjistroi atë ditë në Kukës të mos i publikonte në profilin e tij në fb. Dhe sakaq të bënin xhiron e botës. Atë ditë me përjashtim të mediave online. mediat vizive u mjaftuan vetëm me transmetimin live të sherrit që plasi në stadiumin e Kukësit. Nuk u bë asnjë analizë e mëtejshme. Dhe kjo mungesë analize, apo presioni pozitiv ndaj Federatës dhe organizatorëve të ndeshjes u reflektua negativisht në ndeshjen Partizani-Skëndërbeu. Ku ju patë vetëm Trevizën dhe më të drejtë fituat një ndjeshmëri të thellë. Sepse patë për herë të parë një vajzë tifoze që dilte me barrelë nga shkallët e stadiumit. Aty ku kishte shkuar për të parë një ndeshje futbolli me babain e saj dhe jo si huligane sikundër e trajtoi policia e shtetit e armatosur deri në dhëmbë.

Në fakt Vilma si gazetare e vjetër tashmë e sportit nëse të kujtohet Treviza nuk është vajza e parë që dhunohet në shkallët e stadiumeve shqiptare. Nëse të kujtohet dhe me siguri po, vite më parë në Fier ndodhi një episod i shëmtuar pak a shumë i ngjashëm. Në ndeshjen Apolonia-Teuta, në momentin që ekipi durrësak shënoi golin e avantazhit, një tifoze mike u zgërrlaq pas hekurave rrethuese të fushës nga polici vendas. Dhe pse? Sepse festoi golin për ekipin e saj të zemrës. Unë nuk e di nëse ajo vajzë që nga ajo ditë vjen më të shikojë një ndeshje në stadium. Treviza vazhdon ta bëjë edhe me kurajo. Edhe pse që nga dita kur me të dhe tifozët e tjerë ndodhi ai episod i shëmtuar situata në stadium nuk është se ka ndryshuar. Dhe për dreq atë ditë ai Larsi tifozi gjerman kishte ardhur sërish në stadium të ndiqte një ndeshje futbolli në kampionatin shqiptar. Ashtu siç kishte bërë më herët në ndeshjen e kategorisë së parë Sopoti-Butrinti. Ashtu siç kishte bërë në ndeshjen Tirana-Kukësi në “Selman Stërmasi”, apo edhe Dinamo-Elbasani në fushën sportive të Internacionalit ku lojtarët u grushtuan me njëri-tjetrin. Dhe e dini ç’më tha Larsi pas ndeshjes me Partizanin? “I dashur Dritan, është e vështirë në kampionatin tuaj ta mbyllni një ndeshje fair-play, pa dashur të rriheni dhe të gjakoseni?”

Sepse Vilma stadiumet tona nuk janë stadiume. Edhe pse Federata i shet si shpikja e fundit e arkitekturës. Është e pamundur të shkosh të shikosh një ndeshje futbolli (po marr ndeshjet derby Partizani-Tirana), pasi të duhet të zgërrlaqesh tri orë para për të hyrë në stadium. Sjellja e organizatorëve jo lë për të dëshiruar por nuk ka lidhje aspak me organizimin e një ndeshje futbolli. Prania e forcave të shumta të policisë më shumë të ngjason me një praglufte se sa me një ndeshje që duhet konsideruar festë ashtu siç duhet të jetë futbolli. Stadiumet tona përjashto 2 impiante, nuk kanë asnjë komoditet për tifozët. Për Federatën vlen dekori, por stadiumi nuk është jeshilja e fushës. Ne themi pse nuk kemi tifozë në shkallët e stadiumit. Por kush pranon të afrohet në një stadium shqiptar, ku të rrezikohet jeta. Federata ka filluar të vendosë gjoba për tifozeritë që shajnë në kor. Dhe këtë ka filluar ta bëjë më shumë si censurë ndaj sharjeve që drejtohen ndaj institucionit të saj sesa si një masë për të edukuar tifozët, që ashtu siç ti thua stadiumi nuk është bibliotekë. Ka edhe adrenalinë, ka edhe mospërmbajtje, por nuk mund ti trajtosh tifozët si spektaktorë të “Romeo dhe Zhuljeta”.

Unë jam me ty Vilma dhe do të doja që të kishte edhe më shumë nëna, vajza, motra në stadium. Kampionati fillon sërish javën e ardhshme. Por unë nuk shikoj asnjë nismë të mirëqenë nga Federata e Futbollit për të ndrequr situatën. Madje shikoj shumë acar në marrëdhëniet e saj me tifozët nga të gjitha palët. Sepse kjo Federatë ka treguar kohë pas kohe që është e padrejtë në qëndrimet që mban. Dhe tifozët i do vetëm si vitrinë por nuk bën asgjë që ata të ndihen të vlerësuar dhe dinjitozë në shkallët e stadiumit. Sepse askush sot nuk mund të thotë çfarë qëndrimi ka mbajtur kjo Federatë pas ndeshjes Partizani-Skënderbeu, përveçse se dënoi tifozerinë e Partizanit. Nëse kujtohemi për tifozët vetëm kur na shajnë si Federatë, dhe kjo si një arsye më shumë për ti ndëshkuar dhe për ti lënë jashtë stadiumeve, kjo nuk e zgjidh situatën. Mendo sa e tepërt do ishte në këtë kontekst, të lindnim biseda apo të rrekeshim të bënim gjoja se na preu barku pse femrat nuk vijnë në stadium. Që femrat të vijnë në stadium, dhe këtu jam me Vilmën, ne duhet të bëjmë të pamundurën që të mbajmë edhe ato pak tifozë të shëndoshë që kemi në shkallët e stadiumit. Dhe jo ti përzëmë javë pas jave, sikundër vepron Federata. Të rrisim standardet në stadium dhe policia të mos i shikojë tifozët si këta që na nxjerrin jashtë orarit të punës por të bëjë punën e saj pavarësisht se nuk merr honoraret përkatëse. Atëherë do kemi edhe më shumë gojë ti afrojmë femrat në stadiume…./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
Aktualitet

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

29 Qershor, 2025 10:44 pm
Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
Bota

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

29 Qershor, 2025 10:28 pm
Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
Bota

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

29 Qershor, 2025 10:02 pm
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

29 Qershor, 2025 9:30 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: Të ndiqen penalisht të gjithë ata që nxorën informacione për sulmet e …

29 Qershor, 2025 9:18 pm
Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma
Aktualitet

Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

29 Qershor, 2025 8:45 pm
Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd
Rajoni

Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd

29 Qershor, 2025 8:38 pm
Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun
Bota

Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun

29 Qershor, 2025 8:20 pm
Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave
Aktualitet

Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave

29 Qershor, 2025 8:04 pm
Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…
Aktualitet

Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…

29 Qershor, 2025 7:39 pm
Para
Tahiri: Bravo Policisë Tiranë për kapjen e grabitësit

Prokuroria nuk gjen kush ia vendosi çimkën në zyrë Tahirit: Mbyllen hetimet

Pse femrat zgjohen me nerva në mëngjes?

Pse femrat zgjohen me nerva në mëngjes?

Risia më e fundit nga Messenger

Facebook Messenger vjen me ndryshime që do ju lehtësojnë komunikimin
















TE FUNDIT

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
29 Qershor, 2025

Teksa vendi përballet me vatra zjarri të konsiderueshme, me një njoftim ka dalë dhe ministri i Mbrotjes së Republikës së...

Lexo më shumë

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
29 Qershor, 2025

Për stafin e spitalit Nasser në Khan Younis, një viktimë e re e sjellë në departamentin e urgjencës javën e...

Lexo më shumë

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
29 Qershor, 2025

Irani mund të rinisë prodhimin e uraniumit të pasuruar brenda muajsh, pavarësisht dëmit të konsiderueshëm që u është shkaktuar objekteve...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
29 Qershor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dalë mbrëmjen e sotme me një njoftim zyrtar, ku bën me dije situatën e zjarreve në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com