Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?

2024/02/26 at 6:08 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?

Ndërsa shumë vende perëndimore kanë ndërprerë lidhjet ekonomike me Rusinë pas agresionit të saj ndaj Ukrainës, Hungaria vazhdon të blejë naftë dhe gaz rus, në vlerë prej miliarda dollarësh.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, njofton nga Budapesti se Hungaria gjithashtu po përpiqet të forcojë lidhjet me Pekinin, çka bie ndesh me përpjekjet e Perëndimit për uljen e varësisë nga Kina. Analistët thonë se udhëheqësi i Hungarisë po përpiqet të shfrytëzojë tensionet globale.

Tubacioni Druzhba ose ‘Miqësia’ transporton naftën ruse në rafineritë hungareze në periferi të Budapestit. Bashkimi Evropian e ndaloi importin e naftës ruse pasi Moska sulmoi Kievin.
Por Hungaria kërkoi të bëheshin përjashtime për të, me pretendimin se nuk mund të gjente burime të tjera energjetike dhe tani është klienti më i madh i naftës ruse në Evropë, duke blerë naftë me vlerë prej 343 milionë dollarësh vetëm në janar.

Gjithashtu, Rusia po ndërton një central bërthamor në Hungari.
Kievi thotë se Rusia i shpenzon të ardhurat nga energjia për të prodhuar armë për të vrarë ukrainasit. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i hedh poshtë thirrjet për ndërprerjen e lidhjeve ekonomike me Moskën.

“Strategjia e Brukselit për Ukrainën ka dështuar në mënyrë spektakolare. Jo vetëm në fushën e betejës, ku situata është katastrofike, por edhe në politikën ndërkombëtare”.

Orban i ka kritikuar sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, ka bllokuar ndihmën evropiane për Ukrainën dhe ka vonuar ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO. Ai e ka larguar Hungarinë nga Evropa, thotë për Zërin e Amerikës analist Peter Kreko.

“Askush nuk ka shkuar deri në pikën e shkatërrimit të institucioneve demokratike, duke u kthyer kundër Perëndimit dhe kultivuar marrëdhënie me Rusinë dhe Kinën”.

​ Kina po financon 3.8 miliardë dollarë për ndërtimin e një hekurudhe të shpejtësisë së lartë nga Budapesti për në Beograd, projekt i rëndësishëm i nismën së Pekinit “Një Brez një Rrugë”. Në vitin 2022 Hungaria ishte ndër përfituesit më të mëdhenj në botë të investimeve kineze.

“Ka rregullore të hartuara në mënyrë arbitrare dhe të miratuara me shpejtësi nga parlamenti, për të parandaluar çdo mbikëqyrje të investimeve ruse në centralin bërthamor ose investimeve kineze në hekurudhën që lidh Beogradin me Budapestin”, thotë për Zërin e Amerikës Miklos Ligeri, nga organizata Transparency International në Hungari.

Qeveria hungareze i hedh poshtë pretendimet për korrupsion me argumentin se detajet e investimeve janë mbajtur sekret për të siguruar hua kineze. Analisti Kreko thotë se marrëdhëniet e afërta të Hungarisë me Moskën dhe Pekinin bazohen tek situata gjeopolitike.

“Ndërsa shfaqet një konflikt i ri i llojit të Luftës së Ftohtë midis Kinës dhe Perëndimit, zoti Orban dëshiron të luajë rol lidhës mes tyre. Po ashtu, po përhapet nocioni se rendi liberal demokratik perëndimor po shkon drejt shembjes dhe kërkohen modele të reja, si ato në Rusi apo Kinë”.

Është një kthesë e fortë për Hungarinë e cila rrëzoi komunizmin dhe u bë anëtare e Bashkimit Evropian.

Një monument shënon kryengritjen e vitit 1956 kundër sundimit sovjetik, i cili u shtyp brutalisht nga Moska. Hungaria e rrëzoi perden e hekurt të komunizmit në vitin 1989, por tani ka shqetësime për demokracinë në vend dhe fuqinë e ndikimit të Rusisë. /VOA

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Para
Vdekja e Alexei Navalny, Mbretëria e Bashkuar sanksionon shefat e burgjeve ruse

Ndihmësja e Navalnyt: U vra teksa po negociohej për këmbimin e tij

Pas Mekës dhe Medinës, hapet xhamia më e madhe në botë

Pas Mekës dhe Medinës, hapet xhamia më e madhe në botë

“Shoqëronte çdo ditë Hygertën për në shkollë”, fqinjët e kujtojnë Pëllumb Metën si njeri korrekt e punëtor

“Shoqëronte çdo ditë Hygertën për në shkollë”, fqinjët e kujtojnë Pëllumb Metën si njeri korrekt e punëtor

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com