Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse disa veriorë i bashkohen Ku Klux Klanit?

2017/09/05 at 7:41 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 7 min
A A
Pse disa veriorë i bashkohen Ku Klux Klanit?

Nga Neil H. Buchanan*


Një ditë pasi një dashamirës i Klanit i dha makinës drejt turmës së protestuesve në Charlottesville, duke vrarë një person dhe plagosur nëntëmbëdhjetë të tjerë, mora një email nga një mik:

“Shoferi që vrau protestuesin dhe plagosi dhjetra të tjerë është nga Maumee (Ohajo). Mendoj se ka diçka të tmerrshme për veriun që mbron çështjen e konfederatave”.

Kjo ishte diçka që lidhej personalisht me mua, pasi unë isha rritur në Maumee, që është në periferi të Toledos, afër kufirit verior të Michiganit dhe vetëm një orë larg nga Detroit. 

Unë u përgjigja se e njihja një djalë të cilin e kisha pasur në klasë në shkollë të mesme që ishte bashkuar me KKK-në, duke menduar se gjithmonë ka pasur grupe të supermacistëve të bardhë në atë zonë.

Realisht, ka shumë grupe të ekstremit të djathtë në të gjithë vendin, nga Nju Jorku në Miçigan, madje deri në Montana dhe më gjerë. Në njëfarë mënyre, nuk kishte arsye të habiteshim që qyteti ku isha rritur, shtëpia ime, mund të kishte prodhuar këtë lloj përbindëshi.

Megjithatë, shumë shpejt u zbulua se vrasësi nuk ishte nga Maumee. Pas një kontrolli të shpejtë në internet, zbulova se ai ishte rritur në Kentaki dhe vetëm një vit më parë kishte levizuar në Ohajo, pasi nëna e tij u punësua atje. Jo për ndonjë arsye domëthënëse, por u çlirova dhe seç u ndjeva i lehtësuar.

Duke pasqyruar fjalinë e dytë të emailit që miku im më kishte dërguar, nisa të mendoj: Kentaki, e shoh, kjo tani ka më shumë kuptim.

Atje ndodh kjo? Kentaki nuk ishte në konfederatë dhe sigurisht që ka zona të shteteve të tjera jo-secioniste (Illinois, Indiana, Pennsylvania) që kishin një dashamirësi ndaj jugut. Natyrisht, gjendja ime aktuale në Maryland, ka historinë e saj të ndërlikuar.

Por pyetja është nëse reagimi i mikut tim për veriun që mbron çështjen e konfederatës- një reagim negativ që personalisht e ndaj plotësisht- ka kuptim. Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje është e nevojshme të kuptohet se ku vjen reaksioni i nivelit të zorrëve.

Arsyeja që del në pah për të kuptuar faktin se për çfarë motivi njerëzit në shtetet e veriut ndjehen ndryshe në lidhje me Luftën Civile se sa shtetet jugore, është se fëmijët në Ohajo dhe shtete të ngjashme janë rritur duke menduar se “ne”, ishim në anën e fituesve.

Por jo vetëm se kanë fituar, por dhe kanë luftuar për më të mirën e të gjithëve; duke i dhënë fund mëkatit fillestar të vendit. Gjetja se- njerëzit e mi- kishin ndihmuar për t’i dhënë fund skllavërisë.

Natyrisht, kjo mund të komplikohet nga migrimi në shtete të ndryshme të shumë familjeve, që dhe luftuan në anë të ndryshme në Luftën Civile. Sidoqoftë një fëmijë që rritet në anën e fituesve, në mënyrë të pashmangshme do të mbruhet me idenë e krenarisë së grupit. Dhe për të përsëritur, nuk ishte thjesht një fitore, por një triumf që u fitua thellësisht për shkaqe morale.

Unë mund të imagjinoj se si mund të rritet një fëmijë në shekullin 20 apo edhe në shekullin 21 në një shtet të mëparshëm konfederativ.  Ndërsa, unë u rrita poshtë rrugës në një shkollë fillore të quajtur “Shkolla e Bashkuar”, e cila kishte një statujë të një ushtari në lëndinën e përparme, fëmijët në shtetet jugore morën pjesë në ndonjë nga shkollat e mesme Stonewall Jackson, ku dhe mësuan për madhështinë e Robert. E. Lee.

Pjesa negative e veriut që merr një qëndrim pro-konfederativ, është, pra, në një masë të madhe një çështje e mungesës themelore të justifikimit jo-ideologjik: Epo, unë u rrita këtu. Në lidhje me këtë, është shumë e vështirë të mos mendojmë, se një djalë i ri, ndërsa drejton makinën në autostradë dhe në dritare ka nxjerrë flamurin e konfederatës, është një supermacist i bardhë.

Unë mendoj se mund të ketë simpatizantë të konfederatës në shtetet e veriut të cilët kanë hasur argumentin e rremë se lufta nuk ka të bëjë me skllavërinë, por edhe të jetë kjo, pse ata duhet të respektojnë konfederatën?

Mund të jetë e mundur që disa njerëz të dalin në përfundimin, mbi një bazë thjesht intelektuale, se bilanci i pushtetit federal është në rrugë të pjesshme, por kjo nuk ka asnjë arsye se pse një person të marrë anën e konfederatës në një luftë që u zhvillua në mes të shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Megjithatë, pyetja tjetër është më e vështirë dhe e rëndësishme. Edhe nëse pranojmë se simpatia e veriorëve për konfederatën është e pashpjegueshme, pse ne pranojmë deklaratën: “fëmija thjesht u rrit në jug”, jo vetëm si shpjegim, por si justifikim.

Kjo pyetje bëhet akoma më e vështirë për t’i dhënë përgjigje kur hedhim sytë nga Gjermania, jo vetëm sepse gjermanët e kanë refuzuar krejtësisht simpatinë për nazizmin, por edhe pse trauma e tyre është shumë më e freskët.

Të gjithë amerikanët që flasin për “trashëgiminë e tyre jugore”, kanë nevojë të nderojnë paraardhësit, burra të cilët, siç dhe na thanë vazhdimisht luftuan me guxim në atë anë që ata mendonin, atëherë ishte e djathta- janë duke folur për stërgjyshërit e madhërishëm.

Gjermanët janë duke folur për baballarët dhe gjyshërit. Kjo mund të mendohet se mund t’u japë gjermanëve një rol emocional për mbrojtjen e njerëzve që ata njihnin dhe donin.

Por pyetja e vërtetë është pse, “çfarë mendonin ata në atë kohë”, është justifikim për të gjitha qëllimet. Përsëri, gjermanët, me përjashtim të disa grupeve të vogla dhe të papërfillshme, në krahasim me politikanët e SHBA-së, nga një parti e madhe politike, të cilët sot e kësaj dite, mbrojnë flamurin me yje dhe viza që valëvitet në qytetet e shteteve jugore- nuk thanë: “Unë nuk pranoj të refuzoj atë që bënë prindërit e mi, sepse ata ishin trima dhe mendonin se po bënin gjënë e duhur”.

Një nga arsyet se pse këto pyetje janë kaq të vështira për t’u menduar është se krenaria dhe turpi janë përvoja personale. Këto çështje janë bërë edhe më të ndjeshme dhe plot ndjenja të ndryshme njerëzore mbi faktin se si do të nderohen nesër paraardhësit e tyre.

Unë jam një nga njerëzit që ka fatin të mos bëhet pjesë e një familje, shteti apo kombi që ishte në anën e humbjes së luftërave të mëdha dhe përcaktuese të konflikteve morale në historinë njerëzore. Nga ana tjetër, unë me shumë siguri e di se “populli im” ishte rreshtuar shumë në anën e shfarosjes së popullsisë autoktone.

Unë jam me fat që nuk ndjej dhe nuk zotëroj një kuptim të përgjithshëm për turpin kolektiv, dhe unë nuk e di nëse duhet të shqetësohem për atë që bëri xhaxhai i madh dhe as nuk e di se si kjo reflekton mbi mua. 

Një mik (jo i njëjti mik që shkruajti emailin më lart) më tregoi për atë që kishte përjetuar kur lexoi një pako me letra që nga koha kur babai i tij i kishte shkruar gjyshit, fare pak pasi babai i ishte martuar dhe shkoi në një zonë rurale në jugperëndim.

Letrat ishin kryesisht të zakonshme, duke mbuluar çështjet e përditshme në lidhje me zhvillimet familjare dhe punën e re të babait. Por një letër e kapi mikun tim në befasi.

Atje babai i kishte kërkuar gjyshit të tij të kujdesej për dërgimin e parave, sepse “punonjësit e postës janë të gjithë meksikanë”. Ai vazhdoi të shpjegonte se ishte i shqetësuar për paratë që ishin vjedhur.

Miku im ishte i tronditur, pasi gjithçka binte në kundërshtim me idenë se si e kishte njohur babanë, i cili kishte pikëpamje politike të qendrës dhe që asnjëherë në jetën e tij, për aq sa dinte miku im, nuk kishte folur.

Miku im ishte i gatshëm të vendoste fjalët e babait të tij në kontekstin e kohës kur u shkruan letrat (në fund të viteve 1940), por ai beson gjithashtu se babai me të vërtetë mendonte në atë kohë që meksikanët kishin më shumë gjasa të vjedhin. Kjo është një ide e vështirë për t’u gëlltitur për dikë që e do dhe e nderon, por në këtë rast është gjithashtu e vërtetë.

Çfarë duhet të bëjmë më pas? Miku im mund të kishte vendosur që babai i tij kishte të drejtë dhe se ishte e rëndësishme të nderonte kujtimin e babait, duke iu bashkuar grupeve të njerëzve që besonin gjithashtu se meksikanët janë të pandershëm. Në vend të kësaj, ai tha, “Babai im ishte gabim, unë nuk mund ta ndryshoj këtë.”

Tashmë nuk ekzistonte një grup njerëzish që gjendeshin pranë mikut tim, duke i folur për trashëgiminë brenda të cilit mund të brymosej një fanatizëm i rastësishëm i babait, si pjesë e një kauze të madhe.

Refuzimi i babait në atë kontekst të kufizuar nuk rrezikoi reputacionin e tij në shoqëri apo të hidhte në erë respektin për vetveten. Në mungesë të një ideje më bindëse, nuk ishte aspak i shqetësuar për presionin e bashkëmoshatarëve.

Megjithatë ka shumë njerëz që u rriten në jug të Amerikës, të cilët kanë qenë të gatshëm dhe në gjendje të thonë se paraardhësit e tyre kishin gabuar. Në kohën kur ata shohin parakolpin e një makine ku në të është stampuar flamuri i konfederatës me fjalët: Trashëgimi, jo urrejtje, ata thonë,  “Jo, ai flamur përfaqëson trashëgiminë e urrejtjes”.

Këta njerëz janë më të guximshëm se sa më është dashur mua të jem. Unë nuk e gjej vetën duke ngrënë darkë me miqtë apo me mbledhësit e fondeve politike të cilët mendojnë se Lufta Civile quhet, me të drejtë: Lufta e Agresionit Verior. Pavarësisht, se nuk mund të justifikohesh duke thënë: unë kam lindur këtu.

Në momentin që shoh njerëz nga jugu apo veriu, ndërsa vrapojnë duke valëvitur me entuziasëm flamujt e konfederatës (sidomos ata që kryejnë veprime të dhunshme për shkak të simpatisë për konfederatën), mendimi për revoltën nuk ka ndryshuar, siç duket ashtu ka qenë gjithmonë për njerëz si unë. 

Ka aq shumë të dhëna në dispozicion sa është fare e parëndësishme se kush është shkaktari i urrejtjes apo vendi ku është rritur ai.

*Neil H. Buchanan është ekonomist dhe profesor i së drejtës në Universitetin George Washington.
/Newsweek

 

Etiketa: bashkimiKu Klux Klanishbaverioret


Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
‘Zhduket’ ëndrra amerikane! Administrata Trump i jep fund programit DACA

'Zhduket' ëndrra amerikane! Administrata Trump i jep fund programit DACA

Ndeshja me Izraelin/ Shqipëria hidhet në sulm, ja skemat e De Biazit

Maqedoni-Shqipëri/ Dalin formacionet, ja ndryshimet e Panuccit

Mbajti pankartën “vulgare” për vrasjen e grave, flet protestuesja

Mbajti pankartën “vulgare” për vrasjen e grave, flet protestuesja
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com