Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse Deti i Zi është vendimtar për armëpushimin Ukrainë-Rusi

2025/03/30 at 8:57 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Pse Deti i Zi është vendimtar për armëpushimin Ukrainë-Rusi

SHBA dhe Rusia lëshuan deklarata kontradiktore pas negociatave të fundit. Çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e bisedimeve të mundshme të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës?


Në fillim të javës në mbarim u ulën në tryezën e bisedimeve delegacionet amerikane dhe ruse në Arabinë Saudite (24.03.), me qëllim dhënien fund të luftës në Ukrainë. Specifika e takimit ishte sigurimi i një marrëveshje të veçantë armëpushimi në Detin e Zi, që do të lejonte rifillimin e eksporteve të grurit nga portet e Ukrainës. Bisedimet mes delegacioneve zgjatën 12 orë, një rekord. Por pavarësisht diskutimeve të gjata, asnjëri nga vendet nuk nxitoi të shpallte rezultate. Në vend që të lëshonin një deklaratë të përbashkët pas përfundimit të bisedimeve, SHBA dhe Rusia lëshuan deklarata të veçanta më pas, me ngjashmëri, po me ndryshime tek disa detaje thelbësore.

Kremlini e lidh marrëveshjen me heqjen e sanksioneve

Ukraina dhe Rusia arritën marrëveshje për armëpushim në Detin e Zi dhe koordinim të detajeve për ndalimin e goditjeve në infrastrukturën energjetike, tha Shtëpia e Bardhë. Kurse Kremlini lëshoi ​​një deklaratë duke konfirmuar se vendet ranë dakord për të garantuar sigurinë e lundrimit në Detin e Zi. U përmend gjithashtu se SHBA do të ndihmonte në rivendosjen e aksesit të mallrave bujqësore ruse në tregun global.

Kremlini tha se armëpushimi do të hyjë në fuqi vetëm pasi të jenë plotësuar disa kushte, nëse disa sanksione ndaj Rusisë hiqen pjesërisht. Në mënyrë të veçantë, Rusia po kërkon heqjen e kufizimeve ndaj kompanive të përfshira në eksportet e ushqimit dhe bankave që i mbështesin ato. Kremlini kërkon gjithashtu që të hiqen sanksionet ndaj anijeve me flamur rus që tregtojnë ushqime dhe plehra kimikë si dhe heqjen e kufizimeve për importet e pajisjeve bujqësore në Rusi.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë u shpreh, se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte rënë dakord për një armëpushim në Detin e Zi, pasi Rusia lëshoi d​​eklaratën e saj, ai reagoi ashpër, duke akuzuar Moskën se gënjen për kushtet e negociatave.

“Ka diçka për të cilën Kremlini po gënjen sërish: se gjoja heshtja në Detin e Zi varet nga çështja e sanksioneve”, tha Zelensky në fjalimin e tij drejtuar popullit ukrainas. Në realitet, tha ai, armëpushimi në Detin e Zi nuk ka qenë i lidhur me sanksionet kundër Rusisë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se heqja e sanksioneve ruse do të ishte një “katastrofë për diplomacinë”

Reduktohen rreziqet e përshkallëzimit

Sipas intepretimit të Shtëpisë së Bardhë, marrëveshja do të “eliminonte përdorimin e forcës” në Detin e Zi për livrimin e tregtisë detare. Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë përmendet gjithashtu se SHBA-ja do të “ndihmojë në rivendosjen e qasjes së Rusisë në tregun botëror për eksportet bujqësore dhe plehërore, në uljen e kostove të siguracionit detar dhe përmirësimin e aksesit në portet dhe sistemet e pagesave për transaksione të tilla”. Është e paqartë nëse kjo do të përfshinte një lehtësim të pjesshëm të sanksioneve.

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha në komentet televizive të martën se Rusia dëshiron ta bazojë këtë iniciativë të re të Detit të Zi në marrëveshjen e mëparshme të grurit, por paralajmëroi se interesat ruse duhet të mbrohen.

Pavarësisht mosmarrëveshjeve të dukshme, ekspertët i thanë DW se palët e përfshira në negociata ka të ngjarë të arrijnë së shpejti një armëpushim në Detin e Zi. Analistja politike Alexandra Filippenko, studiuese lituaneze në Institutin e Studimeve për Kanadanë dhe Amerikën, beson se marrëveshja “është më e madhja e disa hapave të vegjël përpara”. “Nuk është një përparim i madh, por është një hap drejt reduktimit të rreziqeve të përshkallëzimit,” shtoi Filippenko.

Sipas OKB-së, marrëveshja e drithit me Ukrainën lehtësoi eksportin e 32 milionë tonë drithë në 45 vende në tre kontinente midis korrikut 2022 dhe korrikut 2023. Siç tha në atë kohë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, marrëveshja ishte vendimtare për sigurinë globale të ushqimit.

Trump “nuk ka gjasa të fajësojë Putinin”

Thjesht fakti që Rusia lëshoi ​​një deklaratë të sajën me kushte të veçanta, e ka shtyrë presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të akuzojë Presidentin rus Vladimir Putin se ka penguar një marrëveshje paqeje. Në një intervistë me rrjetin kabllor të lajmeve Newsmax, Trump tha se rusët “po e zvarrisin” një marrëveshje. Alexandra Filippenko i sheh deklaratat e Trump si një largim domethënës nga premtimet e tij të mëparshme për t’i dhënë fund konfliktit shpejt. “Në muajt e fundit, qëndrimi i Trump ndaj Putinit është zhvendosur nga admirimi i fshehtë, habia dhe besimi se Putini e respekton Trumpin dhe është gati të arrijë një marrëveshje të shpejtë, tani tek një qëndrim më i kujdesshëm dhe më skeptik,” vë në dukje Filippenko.

Kurse analisti politik Anton Barbashin beson se Donald Trump do të bëjë lëshime për Kremlinin. Sipas tij, Trump nuk ka ndërmend të kritikojë Putinin për mosgatishmërinë e tij për të bërë paqe.“SHBA po investon një sasi të konsiderueshme kohe për të arritur të paktën diçka, kështu që unë do të supozoja se ata do të vazhdojnë të përpiqen të përmbushin të paktën një pjesë të premtimeve të Rusisë në një farë mënyre përpara se të thonë se është faji i Putinit që asgjë nuk po funksionon,” tha Barbashin. Në fakt, situata duket mjaft e favorshme për Rusinë, sipas Barbashin. Sipas tij, një armëpushim në Detin e Zi nuk i kushton asgjë Rusisë.

Situata në Detin e Zi

Në një intervistë të fundit me Unionin Evropian të Transmetimeve, EBU, presidenti ukrainas, Zelensky tha se Ukraina kontrollon situatën në Detin e Zi. “Ata (rusët) nuk e kanë kontrolluar korridorin e Detit të Zi për një kohë të gjatë. Ne po luftojmë për të sepse është një hap drejt përfundimit të luftës. Ne kontrollojmë situatën në Detin e Zi”, tha Zelensky.

Alexander Paliy, një analist politik ukrainas, tha për DW se gjatë vitit të kaluar, Rusia u zmbraps në pjesën lindore të Detit të Zi dhe nuk ka qenë në gjendje të kryejë sulme në shkallë të gjerë në rajon. Ai tha se Ukraina e arriti këtë përmes përdorimit të dronëve detarë. Si rezultat, tregtia e grurit po funksionon në nivele pak a shumë të paraluftës, tha Paliy. Ai beson se një marrëveshje e re e grurit do të ishte më e dobishme për Rusinë.

“Ukraina mund t’i sulmojë anijet ruse të përfshira në eksportet e naftës ose eksportet e tjera në çdo moment. Megjithatë, (Ukraina) kujdeset për efekte mjedisore dhe pozicionet e vendeve si Turqia dhe SHBA janë të rëndësishme. Kjo është arsyeja pse Ukraina ka qenë shumë e kujdesshme”, thekson Paliy.

Prania e Rusisë në Detin e Zi është vendimtare për të jo vetëm për tregtinë, por edhe, siç ka deklaruar vazhdimisht Kremlini, për sigurinë e vendit. Sipas ligjit ndërkombëtar, Rusia zotëron vetëm rreth 10% të vijës bregdetare të Detit të Zi. Megjithatë, nëpërmjet ndikimit të saj në rritje në rajon, Rusia kontrollon në mënyrë efektive rreth një të tretën e vijës bregdetare aktualisht.

Rusia ka prezencë ushtarake në Krime, të cilën e aneksoi ilegalisht në vitin 2014, dhe republika e Abkhazisë në rajonin e Kaukazit Jugor, që nuk njihet ndërkombëtarisht e ka bërë të mundur këtë prani. Në Rusi, forcat ushtarake të stacionuara në Abkhazi shihen si kyç për të garantuar sigurinë e kufijve jugorë rusë./DW



Ju sugjerojmë

NATO mbështet Trump: Sulmet amerikane në Iran nuk shkel ligjin ndërkombëtar
Bota

NATO mbështet Trump: Sulmet amerikane në Iran nuk shkel ligjin ndërkombëtar

23 Qershor, 2025 7:06 pm
Kundërpërgjigjet Irani, godet bazën ushtarake amerikane në Katar
Bota

Kundërpërgjigjet Irani, godet bazën ushtarake amerikane në Katar

23 Qershor, 2025 6:50 pm
Kundërpërgjigja e Iranit?Katari mbyll hapësirën ajrore mbi bazën ushtarake amerikane
Bota

Kundërpërgjigja e Iranit?Katari mbyll hapësirën ajrore mbi bazën ushtarake amerikane

23 Qershor, 2025 6:45 pm
11 Maj/Albana Vokshi në Strasburg:Grupet kriminale më kërcënuan mua dhe vajzën time
Politikë

11 Maj/Albana Vokshi në Strasburg:Grupet kriminale më kërcënuan mua dhe vajzën time

23 Qershor, 2025 6:37 pm
950 të vdekur në Iran nga sulmet izraelite, mbi 3 mijë të plagosur
Bota

950 të vdekur në Iran nga sulmet izraelite, mbi 3 mijë të plagosur

23 Qershor, 2025 6:33 pm
Pogba gjen marrëveshjen me ekipin e ri
Sport

Pogba gjen marrëveshjen me ekipin e ri

23 Qershor, 2025 6:15 pm
Shërbimi rus i inteligjencës: Serbia po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë
Rajoni

Shërbimi rus i inteligjencës: Serbia po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

23 Qershor, 2025 6:11 pm
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
Bota

Sulmet e SHBA/ Zyrtari i lartë rus: Bashkëpunimi ynë me Iranin është i pathyeshëm

23 Qershor, 2025 5:38 pm
Zhupa kërkon rrëzimin e Ligjit për Zonat e Mbrojtura: Është antikushtetues
Politikë

Zhupa kërkon rrëzimin e Ligjit për Zonat e Mbrojtura: Është antikushtetues

23 Qershor, 2025 5:30 pm
Rusia vijon sulmet në Ukrainë, 10 viktima dhe disa të plagosur në Kiev
Bota

Rusia vijon sulmet në Ukrainë, 10 viktima dhe disa të plagosur në Kiev

23 Qershor, 2025 5:18 pm
Para
Rama poston videon, personazhet e animuar të politikës diskutime për hyrjen në Bashkimin Europian

Rama poston videon, personazhet e animuar të politikës diskutime për hyrjen në Bashkimin Europian

Veliaj: Shpërblime për fundvit për mbi 4 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Kryebashkiaku Veliaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin: Zoti shpërbleftë sakrificat tuaja!

Tragjedia në Koçan! VMRO-DPMNE ndryshon ligjin për rendin dhe qetësinë publike!

Tragjedia në Koçan! VMRO-DPMNE ndryshon ligjin për rendin dhe qetësinë publike!
















TE FUNDIT

NATO mbështet Trump: Sulmet amerikane në Iran nuk shkel ligjin ndërkombëtar

NATO mbështet Trump: Sulmet amerikane në Iran nuk shkel ligjin ndërkombëtar
23 Qershor, 2025

SHBA nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar për sulmin e Iranit. Kështu ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s,...

Lexo më shumë

Kundërpërgjigjet Irani, godet bazën ushtarake amerikane në Katar

Kundërpërgjigjet Irani, godet bazën ushtarake amerikane në Katar
23 Qershor, 2025

Forcat iraniane kanë goditur me raketa bazën ushtarake amerikane Al-Udeid në Katar, që është një nga bazat më të mëdha...

Lexo më shumë

Kundërpërgjigja e Iranit?Katari mbyll hapësirën ajrore mbi bazën ushtarake amerikane

Kundërpërgjigja e Iranit?Katari mbyll hapësirën ajrore mbi bazën ushtarake amerikane
23 Qershor, 2025

Teksa sytë e gjithë botës janë te Irani hakmarrja e tij, një lëvizje e minutave të fundit ka ardhur nga...

Lexo më shumë

11 Maj/Albana Vokshi në Strasburg:Grupet kriminale më kërcënuan mua dhe vajzën time

11 Maj/Albana Vokshi në Strasburg:Grupet kriminale më kërcënuan mua dhe vajzën time
23 Qershor, 2025

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ndodhet në Strasburg, ku mori pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com