Deputeti Samiri Korreshi ka replikuar me drejtuesen e seancës plenare, Ermonela Felaj për dhënien e fjalës në Kuvend.
Korreshi: Ju po vidhni gjithë buxhetin e shtetit, ne po na thoni për fjalën. Fjala na ka ngel ne, na lini të vjedhim pak nga fjala.
Felaj: Nuk e di pse duhet të bësh si gjynafqar kur je opozitar.
Edhe ne kemi qenë në opozitë, por kështu është loja e demokracisë do jesh dhe në opozitë, por s’të jep të drejtën të shkelësh rregullat.