Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse Azia i pranon maskat ndërsa disa vende të tjera jo?

2020/05/15 at 3:13 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Audio në Whatsapp për koronavirusin, vajza: Ju lutem fshijeni…

Në disa pjesë të Azisë, të gjithë vendosin maska në jetën e përditshme.

Në Kinë, Hong Kong, Japoni, Korenë e Jugut, Tajlandë dhe Tajvan, supozimi është se çdokush mund të jetë mbartës i virusit, madje edhe njerëz të shëndetshëm. Pra, në frymën e solidaritetit, ju duhet të mbroni të tjerët nga vetja juaj.

Disa vende e marrin këtë ide shumë seriozisht: në disa pjesë të Kinës, ju mund të arrestoheni ose të ndëshkoheni për mos vendosjen e maskës. Në Singapor, shtet i cili dikur ka dekurajuar qytetarët të mos mbanin maska, tani është e detyrueshme të vendosni maskë në ambjentet publike ose të rrezikoni një gjobë prej 300 $.

Ndërkohë në Indonezi dhe Filipine, ku ka dyshime se ka shumë raste të paraportuara, shumica e njerëzve në qytetet e mëdha vendosin maska për të mbrojtur veten nga të tjerët.

Për shumë nga këto vende, vendosja e maskës, ishte një normë kulturore edhe para shpërthimit të koronavirusit. Në Azinë Lindore, shumë njerëz janë mësuar të mbajnë maska kur janë të sëmurë ose kur është sezoni i gripit, sepse konsiderohet e pasjellshme të teshtitni ose kolliteni hapur.

Përhapja e virusit Sars e vitit 2003, e cila preku disa vende të rajonit, gjithashtu theksoi rëndësinë e mbajtjes së maskave, veçanërisht në Hong Kong, ku kishte shumë viktima. Pra, një ndryshim kryesor midis këtyre shoqërive dhe atyre perëndimore, është se ata kanë eksperiencë dhe kanë përjetuar pandemi më parë ndaj kujtimet janë ende të freskëta dhe të dhimbshme.

Në disa pjesë të Azisë, ndotja sezonale e ajrit ose ndotja e rëndë e trafikut në qytete të mbushura me njerëz gjithashtu e kanë bërë mjaft normale që njerëzit të vendosin maska jashtë.

Po në Perëndim?

Javët e fundit, shumë kombe europiane kanë dhënë këshilla për të vendosur maska në ambiente të caktuara publike, sidomos transport publik dhe supermarkete.

Disa shtete amerikane kanë dhënë gjithashtu këshilla të ngjashme. Madje Shtëpia e Bardhë tani e bën të detyrueshme që personeli të mbajë maska për fytyrën. megjithëse presidenti Trump ende refuzon të vendosë një.

Pse disa njerëz përqafojnë maskat ndërsa të tjerët i shmangin, nuk ka të bëjë vetëm me direktivat qeveritare dhe këshillat mjekësore, ka të Bëjë edhe me kulturën dhe historinë, një debat mbi provat dhe madje edhe për liritë personale.

Që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit, këshillat zyrtare nga Organizata Botërore e Shëndetit kanë qenë që vetëm dy tipe njerëzish duhet të mbajnë maska: ata që janë të sëmurë dhe shfaqin simptoma, dhe ata që kujdesen për njerëzit që dyshohet se kanë koronavirus.

Askush tjetër nuk ka nevojë të veshë një maskë, dhe ekspertët kanë dhënë disa arsye për këtë. Njëra është që një maskë nuk shihet si mbrojtje e besueshme duke pasur parasysh që studimi i tanishëm tregon se virusi është përhapur nga stërkala dhe kontakti me sipërfaqet e kontaminuara.

Kështu që mund t’ju mbrojë, por vetëm në situata të caktuara, si psh: kur dikush i infektuar mund të teshtisë ose kollitet pranë fytyrës tuaj. Kjo është arsyeja pse ekspertët thonë se larja e shpeshtë e duarve me sapun dhe ujë është shumë më efektive.

Heqja e një maskë kërkon vëmendje të veçantë për të shmangur ndotjen e duarve, dhe gjithashtu mund të krijojë një sens të rremë të sigurisë, ku përfundoni duke injoruar ose harruar të praktikoni një higjienë të mirë./Opinion.al

Etiketa: aziaMASKAperendimi

Ju sugjerojmë

Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci
Kronikë

Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci

20 Janar, 2026 4:10 pm
Shtyhet seanca për Veliajn, arsyeja
Aktualitet

Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh gjyqësore

20 Janar, 2026 3:40 pm
I kërkuar nga Britania për vrasje, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës 26-vjeçari
Kronikë

I kërkuar nga Britania për vrasje, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës 26-vjeçari

20 Janar, 2026 3:26 pm
Deputetët e PD u përjashtuan nga parlamenti, Noka: Vendimin do e çojmë në gjykatë
Kryesore

Deputetët e PD u përjashtuan nga parlamenti, Noka: Vendimin do e çojmë në gjykatë

20 Janar, 2026 3:19 pm
Kina do të ndërtojë ambasadën gjigande në Londër
Bota

Kina do të ndërtojë ambasadën gjigande në Londër

20 Janar, 2026 3:10 pm
Integrimi/Negociatorët me BE tregojnë projektligjet që duhen miratuar në Parlament
Politikë

Integrimi/Negociatorët me BE tregojnë projektligjet që duhen miratuar në Parlament

20 Janar, 2026 3:08 pm
Kryeministri Belg-Trump: Tërhiqu ose marrëdhëniet SHBA-Europë do të marrin fund
Bota

Kryeministri Belg-Trump: Tërhiqu ose marrëdhëniet SHBA-Europë do të marrin fund

20 Janar, 2026 3:02 pm
Trump sulmon Britaninë e Madhe për Ishujt Chagos: Një akt i madh budallallëku
Bota

Trump sulmon Britaninë e Madhe për Ishujt Chagos: Një akt i madh budallallëku

20 Janar, 2026 3:00 pm
Gjykata rikthen në detyrë Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë,Alban Dokushi
Aktualitet

Gjykata rikthen në detyrë Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë,Alban Dokushi

20 Janar, 2026 2:59 pm
Ministri i Drejtësisë urdhëron inspektime për noterët
Aktualitet

Ministri i Drejtësisë urdhëron inspektime për noterët

20 Janar, 2026 1:33 pm
Para
Vendimi për Teatrin, reagon Ambasada Britanike në Tiranë

Vendimi për Teatrin, reagon Ambasada Britanike në Tiranë

SHBA/ Hetime mbi saktësinë e testeve të shpejta që diagnostikojnë COVID-19

SHBA/ Hetime mbi saktësinë e testeve të shpejta që diagnostikojnë COVID-19

Deklarata e Ali Pashë Gucisë për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë

Deklarata e Ali Pashë Gucisë për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë

TE FUNDIT

Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci

Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci
20 Janar, 2026

Gjykata e Lartë në Glasgow të Skocisë ka dënuar me 10 vjet burg 32 vjeçarin shqiptar Liridon Kastrati, pasi ky i...

Lexo më shumë

Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh gjyqësore

Shtyhet seanca për Veliajn, arsyeja
20 Janar, 2026

Erion Veliaj, ka depozituar një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, për veprën penale të “Falsifikimit...

Lexo më shumë

I kërkuar nga Britania për vrasje, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës 26-vjeçari

I kërkuar nga Britania për vrasje, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës 26-vjeçari
20 Janar, 2026

26-vjeçari Armando Marku, i shpallur në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar, është vetëdorëzuar këtë të martë në Policinë e Tiranës....

Lexo më shumë

Deputetët e PD u përjashtuan nga parlamenti, Noka: Vendimin do e çojmë në gjykatë

Deputetët e PD u përjashtuan nga parlamenti, Noka: Vendimin do e çojmë në gjykatë
20 Janar, 2026

Pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, deputeti Flamur Noka u shpreh se ai dhe pesë kolegët e tjerë janë përjashtuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com