Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse Arabia Saudite financon ekstremizmin dhe jo shëndetësinë te shqiptarët

2016/07/03 at 10:52 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse Arabia Saudite financon ekstremizmin dhe jo shëndetësinë te shqiptarët

Një kuiz me tre pyetje:

1.Cili vend musliman feston për hero kombëtar një të krishterë që luftoi pushtuesit muslimanë?

2.Cili shtet musliman është aq shumë pro­ Amerikan, që ka statujë të Bill Clintonit dhe një butik veshjesh për gra me emrin “Hillary” në bulevardin Bill Klinton?

3.Cili vend musliman ka më shumë shtetas që kanë shkuar të luftojnë jashtë për Shtetin Islamik për kokë banori, më shumë se çdo vend tjetër në Evropë?

Përgjigja e të tre pyetjeve është Kosova, vendi juglindor i Evropës – një vend kundërshtish që paralajmëron diçka. Kudo ku ka një akt terrorist, drejtojmë gisht drejt Al Kaidës ose Shtetit Islamik. Por mbase ne duhet të shikojmë edhe te “miqtë” tanë si Arabia Saudite.p

Për dekada, Arabia Saudite nëpër botë ka financuar dhe promovuar vehabizmin, një degë jo­tolerante dhe vulgare të Islamit. Kjo më pas ka prodhuar edhe terroristët. Dhe për këtë shembullin më të mirë e kemi me Ballkanin. Kosova dhe Shqipëria kanë qenë modele të tolerancës fetare dhe këtë e tregon jo vetëm statuja e Klintonit, por edhe nderimi që ata i bëjnë Britanisë dhe SHBA­së në lidhje me evitimin e mundshëm të gjenocidit serb mbi Kosovë. Shumë fëmijë në Kosovë janë quajtur Tony Blair.

Tani Arabia Saudite dhe vende tjera të Gjirit e keqpërdorin situatën duke dërguar financa në 17 vitet e fundit, për të promovuar ide radikale në vendin që realisht ishte i njohur pak. Sipas qeverisa së Kosovës 300 shqiptarë kanë shkuar në Siri e Irak për të luftuar krahë Shtetit Islamik dhe kur kolegia ime Carlotta Gall, shkroi artikullin për radikalizimin e Kosovës, potencoi sesi Arabia Saudite një vend tolerant e ka kthyer në burim për xhihadistët. Pak kohë më parë qeveria arrestoi disa persona të cilët përgatisnin helmimin e ujit për gjithë kryeqytetin. “Arabia Saudite është duke e shkatërruar Islamin,” thotë Zuhdi Hajzeri, imam në xhaminë 430 vjeçare në Pejë.

Hajzeri është i moderuar, tradicional, tolerant sipas stilit të Kosovës – ai është i fundit në linjën e gjatë të familjes si imam – dhe si rezultat ka marrë shumë kërcënime me vdekje nga ekstremistët. Hajzeri me disa imamë tjerë kanë krijuar një faqe interneti foltash.com, që kritikojnë vendet e gjirit për financimin e vehabizmit, përmes videove dhe faqeve të internetit. “Saudianët kanë ndryshuar tërësisht Islamin këtu, me anë të parave të tyre,” thotë Visar Duriqi ish imam që tani punon si gazetar. Ky nuk është problem i Kosovës, por global dhe më pas merr shembullin e ndryshimit të sistemit shkollor në Pakistan nga influenca arabe.

Në vende paqësore dhe të moderuara si Mali, Burkina Faso dhe Niger në Afrikën Perëndimore, kam parë sesi medresetë e financuara nga jashtë po radikalizojnë muslimanët. Në Ballkan, Bosnja është pjesërisht e prekur nga financimi i ekstremizmit. Nuk dua ta ekzagjeroj. Kam parë pak gra me mbulesa gjatë udhëtimit tim në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri, se çkam parë në New York. Atje ka akoma frymë pro­Amerikane dhe ekumenike (ka shumë vlerësime për Nënë Terezën nga shqiptarët muslimanë). Veç kësaj, pas arrestimeve të shumta të imamëve radikalë në Kosovë dhe Shqipëri situata mund të stabilizohet dhe mbase s’do ketë më xhihadistë që udhëtojnë në Lindjen e Mesme nga trevat shqiptare. Por bota duhet të ketë kontakte më të shpeshta me Arabinë Saudite mbi këtë rol. Jo nga ajo se po sjell kaosin, sesa mund të keqpërdoret nga pakujdesia. Ajo ka bërë disa përparime në mos financimin të Islamit radikal, por shumë pak.

Një nga pjesët më admiruese të islamit është vlera që i jep bamirësisë, tani vende si Arabia Saudite nuk i dërgojnë këta para për të luftuar malnutricionin (kequshqyerjen) ose vdekshmërinë e fëmijëve, por për të shpëlarë trurin e fëmijëve dhe të mbjell konflikte në vende të varfra dhe jo­stabile. Unë e pyeta Hajzerin, imamin, nëse ai shqetësohet për trajtimin e Islamit nga mediat e huaja si karikaturat daneze mbi profetin Muhamed. “Karikaturat vetëm se mund të na prekin pak ndjenjat tona,” vijoi ai. “Por të damkosin reputacionin e Islamit? Kjo nuk është ajo që bëjnë karikaturistët. Kjo është ajo që bën Arabia Saudite.”  / New York Times (Pergatiti: Bota SOT)

Ju sugjerojmë

Kryeministri britanik Starmer në Portin e Durrësit, takohet me ministrin Hoxha
Aktualitet

Kryeministri britanik Starmer në Portin e Durrësit, takohet me ministrin Hoxha

15 Maj, 2025 12:27 pm
Takimi me Starmer / Begaj: Britania mbështetëse në fushën e mbrotjes e sigurisë
Aktualitet

Takimi me Starmer / Begaj: Britania mbështetëse në fushën e mbrotjes e sigurisë

15 Maj, 2025 12:13 pm
“Jam pa fjalë”/Veliaj reagon nga burgu për fitoren e PS:Shqiptarët folën më fort se…
Aktualitet

“Jam pa fjalë”/Veliaj reagon nga burgu për fitoren e PS:Shqiptarët folën më fort se…

15 Maj, 2025 12:09 pm
Diaspora/ Vota me dokumente të huaja, në KQZ ka zëra pro dhe kundër kërkesës së opozitës
Aktualitet

Vonesat në numërimin e votave, KQZ: Sanksione ligjore nëse s’mbyllen sipas afatit

15 Maj, 2025 11:58 am
“5 vota 500 mijë lekë”, Paloka: Kërkojnë t’u mbyllin gojën atyre që denoncojnë
Aktualitet

“5 vota 500 mijë lekë”, Paloka: Kërkojnë t’u mbyllin gojën atyre që denoncojnë

15 Maj, 2025 11:46 am
U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria
Aktualitet

U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria

15 Maj, 2025 11:41 am
“Ça i ke bërë vetes”/Paloka: Taksisti nxorri videon e blerjes së votës, u kërcënua..
Aktualitet

“Ça i ke bërë vetes”/Paloka: Taksisti nxorri videon e blerjes së votës, u kërcënua..

15 Maj, 2025 11:37 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Kryesore

Kosovë, dështon për herë të 16 konstituimi i Kuvendit

15 Maj, 2025 11:21 am
Rama pret me ceremoni Kryeministrin britanik, Keir Starmer
Aktualitet

Rama pret me ceremoni Kryeministrin britanik, Keir Starmer

15 Maj, 2025 11:16 am
Rritet me 116 për qind numri i pasagjerëve në aeroport në krahasim me 2019
Aktualitet

Samiti/Aeroporti “Nënë Tereza” bën njoftimin e rëndësishëm për udhëtarët

15 Maj, 2025 11:12 am
Para
Foto/Xhensila, seksi dhe sensuale me bikini 

Foto/Xhensila, seksi dhe sensuale me bikini 

Tragjike, nëna ther katër fëmijët, shpëton djali më i madh 

Tragjike, nëna ther katër fëmijët, shpëton djali më i madh 

80 mijë dollarë për foton me Obamën, Rama nën akuzë në prokurori 

80 mijë dollarë për foton me Obamën, Rama nën akuzë në prokurori 

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Kryeministri britanik Starmer në Portin e Durrësit, takohet me ministrin Hoxha

Kryeministri britanik Starmer në Portin e Durrësit, takohet me ministrin Hoxha
15 Maj, 2025

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka vizituar Portin e Durrësit, nga ku u prit nga Ministri i Brendshëm...

Lexo më shumë

Takimi me Starmer / Begaj: Britania mbështetëse në fushën e mbrotjes e sigurisë

Takimi me Starmer / Begaj: Britania mbështetëse në fushën e mbrotjes e sigurisë
15 Maj, 2025

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer. Kreu u Shtetit Begaj...

Lexo më shumë

“Jam pa fjalë”/Veliaj reagon nga burgu për fitoren e PS:Shqiptarët folën më fort se…

“Jam pa fjalë”/Veliaj reagon nga burgu për fitoren e PS:Shqiptarët folën më fort se…
15 Maj, 2025

Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia lidhur me fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e...

Lexo më shumë

Vonesat në numërimin e votave, KQZ: Sanksione ligjore nëse s’mbyllen sipas afatit

Diaspora/ Vota me dokumente të huaja, në KQZ ka zëra pro dhe kundër kërkesës së opozitës
15 Maj, 2025

Kreu i Komsionit Qendro të Zgjedhjeve, përmes një njoftimi ka kërkuar që të përfundojë procesi i numërimit të votave brenda...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com