Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PS vijon procedurat e shkarkimit, Meta u kujton raportin e Venecias

2019/10/27 at 12:14 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
PS vijon procedurat e shkarkimit, Meta u kujton raportin e Venecias

Presidenti, Ilir Meta ka komentuar përsëri raportin e Komisionit të Venecisa, në lidhje me zhdekretimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit nga ana e tij.


Meta shprehet gjatë një interviste televizive se, Venecia konfirmoi se ai ka respektuar Kushtetutën, ndërsa shtoi se 30 qershori ishte i paligjshëm.

“Çfarë thotë Komisioni i Venecias? Thotë në mënyrë të qartë që dekretet e Presidentit nuk u sfiduan nga asnjë gjykatë, që do të thotë se dekretet e Presidentit ishin në fuqi dhe zgjedhjet kanë qenë në kundërshtim me ligjin dhe me Kushtetutën, pra kjo është përgjigja kushtetuese apo juridike,”-tha Meta.

Ndërkohë, nga ana tjetër, pavarësisht raportit të Venecias, mazhorana vijon procedurat për shkarkimin e Metës, me pretendimin se ai shkeli Kushtetutën.

PJESË NGA INTERVISTA
Gazetari: Zoti President, duke iu referuar opinionin final të Komisionit të Venecias aty del qartë që ju nuk keni kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës siç pretendon mazhoranca, që ka ndërmarrë nismën për shkarkimin tuaj, por nga ana tjetër a mendoni që ai opinion i një institucioni të rëndësishëm, siç është Komisioni i Venecias, i legjitimon zgjedhjet e 30 qershorit, duke pasur parasysh se thotë që ju nuk kishit të drejtë të shtynit zgjedhjet për shkak të mungesës së një emergjence?

Presidenti Meta: Duhet të jemi shumë të qartë. Komisioni i Venecias nuk ka thënë, shkelje e rëndë jo e jo që s’bëhet fjalë, por nuk ka thënë as shkelje e lehtë apo çdo lloj shkelje e Kushtetutës. Nuk ekziston asgjëkund termi “violation”. Në draftin e parë, që rrodhi në shtyp nga përfaqësues të mazhorancës, ishte bërë një vlerësim që “tejkaloi kompetencat e tij kushtetuese”, që nuk ekziston në variantin përfundimtar sepse në radhë të parë Kushtetuta jonë nuk njeh termin “tejkalim”. Ky është një vlerësim politik, nuk është një vlerësim juridik.

Dhe së dyti, sepse u shterua dhe u sqarua në mënyrë të qartë që caktimi i datës së zgjedhjeve është një kompetencë vetëm e Presidentit të Republikës dhe e asnjë institucioni tjetër. Që të tejkalosh një kompetencë do të thotë të hysh në sferën e kompetencave të një institucioni tjetër, gjë që nuk ka ndodhur. Për rastin që ju përmendni, Komisioni i referohet – sepse ata kanë bërë një shtjellim të gjatë teorik – që nuk jemi në kushtet e një emergjence që vjen për shkak të në lufte, të një faktori madhor apo të një fatkeqësia natyrore, por jemi në një rast tjetër për të cilin nuk ekziston një legjislacion i caktuar.

Por Komisioni ka bërë të qartë, që qëllimi ka qenë legjitim, duke iu referuar krizës dhe ndryshimit të rrethanave nga momenti që doli dekreti për zgjedhjet, deri në momentin ku dolën dekretet që anulonin datën e zgjedhjeve dhe shpallnin një datë të re.

Kështu që duhet të jemi shumë më të qartë dhe gjithmonë Komisioni i referohet qëllimeve të Kuvendit, pra edhe nëse Kuvendi mendon në këtë mënyrë prapë nuk kemi atë rrethanë që do të justifikonte një proces të tillë.

Pra, nuk është Komisioni që jep kurrsesi një vlerësim dyshues për sjelljen e Presidentit.

Gazetari: Gjithsesi, Komisionit Hetimor parlamentar vazhdon punën pavarësisht se nuk kemi një vendimmarrje, por mesa kemi parë mazhoranca dhe Kryeministri nuk është se janë tërhequr nga tentativa e tyre për të vazhduar procesin e shkarkimit të Presidentit. A keni një koment për këtë çështje? A ju shqetëson kjo gjë?

Presidenti Meta: Nuk kam pasur asnjë shqetësim të tillë në asnjë rast, sepse unë e di shumë mirë dhe jam tërësisht i ndërgjegjshëm, që vetëm kam respektuar dhe kam mbrojtur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe parimet kryesore të saj.

Dhe nuk ekziston asnjë shkelje e Kushtetutës, jo vetëm në parimet dhe në thelbin e saj, por as në afatet kushtetuese dhe këtë po ta vini re edhe Komisioni i Venecias e ka bërë shumë të qartë, kur bënë dallimin e një statusi të ndryshëm të zgjedhjeve parlamentare dhe statusi tjetër të zgjedhjeve vendore. Nëse për të parën ka një afat të përcaktuar kushtetues, për të dytën kjo i delegohet Kodit Zgjedhor.

Se çfarë iniciativash ndërmerr parlamenti, kjo është një e drejtë e parlamentit, por të gjithë e dinë se Presidenti vetëm ka respektuar Kushtetutën dhe ka pasur qëllime të mbrojë pluralizmin politik dhe kjo është e domosdoshme dhe përsa i takon çështjes së integrimit europian.

Ajo që mund t’iu them me siguri është se nëse do të kishim pasur zgjedhje të ligjshme njëpartiake, atëherë do të kishim një “JO” të qartë nga Bundestagu gjerman. Por mënyra se si u menaxhua kjo situatë ka lënë këtë perspektivë, që t’i thuhet Shqipërisë se duhet sqaruar çështja e legjitimitetit të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe duhen përsëritur në rast se konsiderohen jolegjitime.

Përsa i takon Komisionit të Venecias në raport me këtë çështje, qëndrimi është i njëjtë sikurse është edhe i raportit të OSBE/ODIHR-it që është gjykatësi i vetëm ndërkombëtar i çështjes së zgjedhjeve. Çfarë thotë Komisioni i Venecias? Thotë në mënyrë të qartë që dekretet e Presidentit nuk u sfiduan nga asnjë gjykatë, që do të thotë se dekretet e Presidentit ishin në fuqi dhe zgjedhjet kanë qenë në kundërshtim me ligjin dhe me Kushtetutën, pra kjo është përgjigja kushtetuese apo juridike./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Vau i Dejës/ U shpall në kërkim për kultivim narkotikësh, pranga 27 vjeçarit
Kronikë

Vau i Dejës/ U shpall në kërkim për kultivim narkotikësh, pranga 27 vjeçarit

31 Korrik, 2025 2:09 pm
Pranimi i dokumenteve të Serbisë nga Specialja/Haxhiu: Paanshmërinë e gjyqtarëve e…
Rajoni

Pranimi i dokumenteve të Serbisë nga Specialja/Haxhiu: Paanshmërinë e gjyqtarëve e…

31 Korrik, 2025 1:57 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

Ra teksa po saldonte portën, humb jetën 68-vjeçari në Divjakë

31 Korrik, 2025 1:41 pm
“Të ndërpritet terrori në Theth”, Berisha për Ramën: Ky njeri e urren veriun!
Aktualitet

Berisha: Dumani, avokat i krimit elektoral të Ramës! Përgjegjës për farsën

31 Korrik, 2025 1:36 pm
Apeli rrëzon ankimimin e vëllait të Veliajt për kontrollet e SPAK
Aktualitet

Apeli rrëzon ankimimin e vëllait të Veliajt për kontrollet e SPAK

31 Korrik, 2025 1:25 pm
Kërkuan rinumërim në Tiranë e Durrës, KAS rrëzon 4 kandidatët e PD-së
Aktualitet

KAS i kërkon KQZ-së që të nisë hetim administrativ për numëruesit e 4 qarqeve

31 Korrik, 2025 1:09 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Aksident në aksin “Cërrik-Gramsh”, humb jetën drejtuesi i motomjetit

31 Korrik, 2025 1:03 pm
Vrasjet e 21 janarit, Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak
Aktualitet

Vrasjet e 21 janarit, Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak

31 Korrik, 2025 12:53 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

Bashkëjetuesja e kallëzon se mori kredi pa autorizimin e saj, hetime 43 vjeçarit

31 Korrik, 2025 12:42 pm
Altin Dumani: Dosja e Veliajt është ndarë në një fraksion tjetër
Aktualitet

Altin Dumani: Dosja e Veliajt është ndarë në një fraksion tjetër

31 Korrik, 2025 12:40 pm
Para
Aksidenti në Durrës, arrestohen dy persona

Foto/ Kush është viktima e aksidentit horror të ndodhur dje në Durrës

Bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes 55-vjeçari

Aksident në Elbasan, dy persona të plagosur

Sherr në Durrës, plagoset me thikë 16-vjeçari

Sherr në Durrës, plagoset me thikë 16-vjeçari
















TE FUNDIT

Vau i Dejës/ U shpall në kërkim për kultivim narkotikësh, pranga 27 vjeçarit

Vau i Dejës/ U shpall në kërkim për kultivim narkotikësh, pranga 27 vjeçarit
31 Korrik, 2025

Policia vijon veprimet hetimore për operacionin antikanabis, të koduar “Koordinata”. Vihet në pranga një 27-vjeçar, i cili ishte shpallur në...

Lexo më shumë

Pranimi i dokumenteve të Serbisë nga Specialja/Haxhiu: Paanshmërinë e gjyqtarëve e…

Pranimi i dokumenteve të Serbisë nga Specialja/Haxhiu: Paanshmërinë e gjyqtarëve e…
31 Korrik, 2025

Ministrja në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka thënë të enjten se është njoftuar që Gjykata Speciale në...

Lexo më shumë

Ra teksa po saldonte portën, humb jetën 68-vjeçari në Divjakë

Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
31 Korrik, 2025

Një 68-vjeçar ka humbur jetën në Divjakë, pasi ra nga një portë gjatë punës për saldimin e saj. Sipas uniformave blu...

Lexo më shumë

Berisha: Dumani, avokat i krimit elektoral të Ramës! Përgjegjës për farsën

“Të ndërpritet terrori në Theth”, Berisha për Ramën: Ky njeri e urren veriun!
31 Korrik, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat ka hedhur poshtë deklaratat e kreut të Prokurorisë së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com