Partia Socialiste është tërhequr nga shkarkimi i Presidentit Ilir Meta, i cili akuzohej se kishte tejkaluar kompetencat e tij për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Vendimi për t’u tërhequr nga shkarkimi i Metës është kundërshtuar nga opozita parlamentare, e cila ka braktisur mbledhjen e Komisonit Hetimor. Sipas opozitës parlamentare, vendimi i sotëm është një lojë mes qeverisë dhe Presidentit Meta.
Sipas raportit të Partisë Socialiste të prezantuar sot Komisionin Hetimor për Kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës, shkeljet nuk janë të mjaftueshme për të shkarkuar Presidentin.