Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Bledi Çuçi deklaroi se u tërhoq në respekt të traditës për ta votuar me konsensus.
Çuçi është shprehur se mazhoranca është tërhequr në respekt të traditës së deritanishme që të votohet me konsensus, pasi sipas tij votat janë aty.
“U tërhoqëm ne respekt të traditës së deritanishme që te votohet me konsensus, sepse përfituesit e këtij ligji janë qofte te majte apo te djathtë.
Ne i kemi solide votat tona. Ka dhe të tjerë brenda parlamentit që e votojmë amnistinë dhe ne jemi të duruar për të respektuar traditën”,-tha Çuçi.
I pyetur nëse vazhdim do të ketë negociata me opozitën, Çuçi tha se do të shihet në vijim se çfarë qëndrimi do të ketë opozita.
“Do shohim në ditët në vijim qëndrimin e opozitës”-tha Çuçi./Opinion.al