Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PS-PD replika për raportin e OLAF/ Spiropali: Doni mocion me aludime. Bardhi: Po mbroni abuzuesit e fondeve të BE-së!

2024/07/16 at 9:54 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PS-PD replika për raportin e OLAF/ Spiropali: Doni mocion me aludime. Bardhi: Po mbroni abuzuesit e fondeve të BE-së!

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve në Kuvend, mazhoranca rrëzoi kërkesën e opozitës për mocion me debat lidhur me gjetjet e OLAF-it.


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh përmes një reagimi se qeveria dhe shumica parlamentare janë të gatshëm për debat në çdo kohë, për të gjitha çështjet me ndjeshmëri apo interes publik.

Spiropali theksoi se mocionet me debat zhvillohen mbi raporte dhe konkluzione përfundimtare, jo mbi aludime dhe akuza politike, me qëllim final gjyqin popullor.

Reagimi i plotë i Spiropalit:                             

“Kjo qeveri dhe kjo shumicë parlamentare janë të gatshëm për debat në çdo kohë, për të gjitha çështjet me ndjeshmëri apo interes publik. Mocionet me debat zhvillohen mbi raporte dhe konkluzione përfundimtare, jo mbi aludime dhe akuza politike me qëllim final gjyqin popullor. Nuk mund ta kthejmë Kuvendin në hapësirë shantazhi, denigrimi dhe bullizmi ndaj institucioneve dhe individëve. Sa më shpejt ta kuptojë opozita rolin e saj, aq më mirë është për të, por edhe për Kuvendin.”

Pas reagimit të Spiropali, është përgjigjur kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i cili ka thënë se konsiderimi nga mazhoranca i Raportit zyrtar dhe përfundimtar të OLAF si thashetheme, aludime, apo akuza politike, është më së paku papërgjegjshmëri dhe më së shumti avokati politike ndaj abuzuesve me fondet e BE.

Sipas Bardhit një mazhorancë e përgjegjshme do të vlerësonte dorën e shtrirë të opozitës në funksion të gjetjes së mekanizmave për zhbllokimin e fondeve të BE, që janë një ndihmë e çmuar ndaj në fermerëve shqiptarë.

Reagimi i Bardhit:

“Konsiderimi nga mazhoranca i Raportit zyrtar dhe përfundimtar të OLAF si thashetheme, aludime, apo akuza politike, është më së paku papërgjegjshmëri dhe më së shumti avokati politike ndaj abuzuesve me fondet e BE.

Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve (OLAF) njoftoi zyrtarisht se ka identifikuar keqpërdorimin e 33 milionë eurove fonde të BE-së në ndihmë të bujqësisë shqiptare dhe ka rekomanduar bllokimin e paketës së radhës prej 112 milionë euro, për sa kohë nuk ka masa për të garantuar mbrojtjen e interesave financiare të BE-së.

Konkretisht OLAF në një raport zyrtar dhe përfundimtar ka zbuluar disa parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të disa projekteve, ku përfshiheshin: (1) Aplikantëve u kërkohet t’i paguajnë një pjesë të konsiderueshme të grantit të tyre një kompanie konsulence lokale; (2) Kontratat që jepen pa konkurrim, ose me konkurs të manipuluar (me oferta false që dorëzohen); (3) Çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale.

Një mazhorancë e përgjegjshme do të vlerësonte dorën e shtrirë të opozitës në funksion të gjetjes së mekanizmave për zhbllokimin e fondeve të BE, që janë një ndihmë e çmuar ndaj në fermerëve shqiptarë. Këtë propozim e bëjmë me qëllimin e mirë për të vepruar shpejtë dhe në kohë, sepse sektori i bujqësisë po kalon vështirësi për shkak të mungesës së mbështetjes nga Qeveria dhe 112 milion euro janë një ndihmë e çmuar dhe mbështetje e domosdoshme që vjen nga Bashkimi Europian.

Por mazhoranca provoi sot se qëllimi nuk është thithja e sa më shumë fondeve nga BE për të ndihmuar fermerët, por përdorimi i fondeve të BE për të fryrë xhepat e “ilirbeqajve” të Edi Ramës në Qeveri. Nuk duan mekanizma për të penguar abuzimet, sepse sa kohë nuk kanë mundësi të vjedhin, kanë vendosur të mos e përdorin ndihmën 112 milion euro të BE-së. Qeveri e papërgjegjshme!”



Ju sugjerojmë

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Kryesore

Kosovë, dështon për herë të 16 konstituimi i Kuvendit

15 Maj, 2025 11:21 am
Rama pret me ceremoni Kryeministrin britanik, Keir Starmer
Aktualitet

Rama pret me ceremoni Kryeministrin britanik, Keir Starmer

15 Maj, 2025 11:16 am
Rritet me 116 për qind numri i pasagjerëve në aeroport në krahasim me 2019
Aktualitet

Samiti/Aeroporti “Nënë Tereza” bën njoftimin e rëndësishëm për udhëtarët

15 Maj, 2025 11:12 am
Nga Suel Çela tek Ervis Martinaj/ SPAK mbyll hetimet edhe për 9 të pandehur të tjerë
Aktualitet

Nga Suel Çela tek Ervis Martinaj/ SPAK mbyll hetimet edhe për 9 të pandehur të tjerë

15 Maj, 2025 11:08 am
Samiti Politik Evropian, Begaj pret në Presidencë kryeministrin Starmer
Aktualitet

Samiti Politik Evropian, Begaj pret në Presidencë kryeministrin Starmer

15 Maj, 2025 10:46 am
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

PD paralajmëroi protestë ditën e Samitit Evropian, policia nuk i jep lejen

15 Maj, 2025 10:41 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

I dehur në timon përplas një motomjet/ Arrestohet 58-vjeçari, lëndohen dy persona

15 Maj, 2025 10:36 am
Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani
Aktualitet

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

15 Maj, 2025 10:20 am
Bojkoti i zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, Osmani: Ndodhi për shkak të presionit të Beogradit
Rajoni

Ngerçi politik në Kosovë/ Vjosa Osmani zhvillon sot takime konsultive me partitë

15 Maj, 2025 10:15 am
Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh
Bota

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh

15 Maj, 2025 10:08 am
Para
Rama reagon për protestën e opozitës: Nuk kam asnjë interes dhe informacion!

Kryeministri Edi Rama zhvillon të mërkurën takim me kryebashkiakët

Rumani: Gjykata rikthen ndalesën ndaj vëllezërve Tate

Rumani: Gjykata rikthen ndalesën ndaj vëllezërve Tate

Një e treta e popullsisë së botës nuk bën mjaftueshëm ushtrime fizike

Një e treta e popullsisë së botës nuk bën mjaftueshëm ushtrime fizike
















TE FUNDIT

Kosovë, dështon për herë të 16 konstituimi i Kuvendit

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
15 Maj, 2025

Për herë të 16-të të enjten, deputetët nuk kanë arritur të konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Ngërçi sërish mbeti te votimi...

Lexo më shumë

Rama pret me ceremoni Kryeministrin britanik, Keir Starmer

Rama pret me ceremoni Kryeministrin britanik, Keir Starmer
15 Maj, 2025

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer dhe delegacioni i tij është pritur në një ceremoni zyrtare nga Kryeministri, Edi...

Lexo më shumë

Samiti/Aeroporti “Nënë Tereza” bën njoftimin e rëndësishëm për udhëtarët

Rritet me 116 për qind numri i pasagjerëve në aeroport në krahasim me 2019
15 Maj, 2025

Për shkak të bllokimit të rrugëve sot dhe neser nga Samiti i Komunitetit Politik Europian, Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njofton...

Lexo më shumë

Nga Suel Çela tek Ervis Martinaj/ SPAK mbyll hetimet edhe për 9 të pandehur të tjerë

Nga Suel Çela tek Ervis Martinaj/ SPAK mbyll hetimet edhe për 9 të pandehur të tjerë
15 Maj, 2025

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasit: Suel Çela, Talo Çela, Florenc Çapia, Ervis Martinaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com