Në nisje të legjislaturës së re në Kuvend, Partia Socialiste ka bërë edhe ndarjen e deputetëve nëpër komisione.
Mësohet se ndarjen e deputetëve e ka komunikuar Taulant Balla në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar.
Mbledhja ka zgjatur rreth 30 minuta dhe kreu i grupit ka kërkuar nga deputetët disiplinë maksimale në pjesëmarrjen në komisione që të shmangen shtyrjet e mbledhjeve për shkak të mosarritjes së kuorumit.
Përbërja e komisioneve parlamentare do të miratohet në seancën e ardhshme në Kuvend.