Këtë të hënë pritet që të mblidhet grupi parlamentar i Partisë Socialiste.
Kjo mbledhje vjen pas dy ngjarjeve të rëndësishme për grupin parlamentar socialist, si tërheqja nga politika dhe lënia e mandatit të deputetit nga Rrahman Rraja dhe emërimi i Taulant Ballës si ministër i Brendshëm.
Sipas Klan News, pas emërimit të Taulant Ballës si Ministër i Brendshëm, tashmë është e nevojshme që grupi parlamentar socialist të vendosë një tjetër kryetar.
Ndërkohë që ende nuk ka një konfirmim se cili është emri i mundshëm që mund të zëvendësojë Ballën.
Deri më tani kryeministri Edi Rama nuk ka konfirmuar nëse do të jetë i pranishëm në këtë takim të radhës. Axhenda e tij ditën e sotme parashikon një takim në Vlorë sa i përket universitetit të Vlorës me atë të Barit të Italisë.