Partia Socialiste ka njoftuar mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së.
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Bledi Klosi bëri të ditur se mbledhja do të mbahet më 11 shkurt ora 10:30, tek kompleksi “Xibraku”.
Në mesazhin e Klosit thuhet se pjesëmarrja në mbledhje është e detyrueshme.
“Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS!
Në zbatim të vendimit të Kongresit për raportimin e Detyrave të lëna në kuadër të Rienergjizimit të Partisë, me kërkesën e Kryetarit të PS, ju njoftojmë se ditën e dielë (11.02.2024), ora 10:30, tek kompleksi “Xibraku” do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS.
Pjesëmarrja në mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat janë të pajustifikuara!
Sekretari i Përgjithshëm i PS
Blendi KLOSI”-shkruan Klosi.