Sekretariati i Etikës ka vendosur ditën e sotme përjashtimin me 10 ditë vetëm për deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka.
PS-ja kërkonte përjashtimin edhe të Gazment Bardhit, Luan Baçit, Edi Palokës dhe Ervin Salianjit, mirëpo në mbledhjen e sotme masa u mor vetëm për Nokën.
Deputetët e opozitës mbajtën fjalime me tone të ashpra dhe shpesh herë bllokuan foltoren.
Në këtë seancë pas disa paralajmërimesh, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla përjashtoi Nokën, pasi po përdorte fjalë fyese dhe po përplasej me Gardën.