Partia Socialiste ka reaguar pas një video të publikuar në media, ku pretendohet se delegatë të Partisë Socialiste në rrethin e Durrësit, në votimet e sotme për përzgjedhjen e tyre, kanë shfaqur tendenca për manipulimin e votimit. Lidhur me këtë video Partia Socialiste Durres sqaron se: Njerëzit e pretenduar në video si delegatë janë anetarë të Komisionit të Votimit dhe vëzhgues të procesit zgjedhor, të cilët nuk po i orientojnë njerëzit se çfare apo cilin kandidat të votojnë, por për shkak të fluksit të madh të votuesve kanë ndihmuar të përshpejtohet procesi i votimit që njerëzit të mos prisnin gjatë në radhë për të votuar.
http://www.dailymotion.com/video/x3upib4_skandali-ja-si-manipulohet-votimi-per-delegatet-e-ps-se_news