Partia Socialiste ka fituar në Bashkinë Devoll pas 30 vitesh. Eduard Duro i PS-së ka marrë mandatin për të drejtuar këtë bashki për 4 vitet e ardhshme.
Në Maliq nuk ka pasur surpriza, kryebashkiaku aktual Gëzim Topçiu është në avantazh me një numër të lartë votash me 67.16% ndaj Alfred Gegës i cili ka marrë vetëm 32.84% të votave.
Ndërkohë që është mbyllur numërimi dhe në Bashkinë Korçë, ku ka siguruar mandatin e tretë, Sotiraq Filo.