PS e PD bashkuan votat në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës duke votuar pro heqjes së mandatit të këshilltarit, Bashkim Tola. Kundër Tolës votuan 17 këshilltarë të PS e PD, ndërsa 5 këshilltarë të LSI votuan kundër.
Heqja e mandatit për Bashkim Tolën u propozua nga këshilltarët e PS-së, me argumentin se kishte papajtueshmëri mes këtij funksioni dhe postit si drejtor i ndërmarrjes së ujësjellësit.
Tola ishte zgjedhur këshilltar prej PS-së, por prej më shumë se një viti ai u emëruar nga LSI në postin e drejtorit të ujësjellësit. Propozimi për shkarkimin e tij erdhi në prag të fushatës elektorale, si një shenjë ‘hakmarrje’ politike e socialistëve.
Prishja e koalicionit PS-LSI pritet të shkaktojë jo pak probleme në këshillat bashkiak, sa i përket vendimeve që kërkojnë shumicë votash.