Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook artikullin e Washington Post, i cili fton lexuesit të provojnë një eksperiencë unike përgjatë bregdetit shqiptare me plazhe të kristalta, qytete antike dhe male perfekte për sportet natyrore.
Ndër të tjera, në këtë artikull shkruhet “në vend të Mykonos, provoni Shqipërinë”. Jehona e turizmit në Shqipëri ka shkuar në SHBA në njëkohë që qeveria ka premtuar më shumë investime në këtë sektor të rëndësishëm për ekonominë e vendit.
“Ja edhe kolosi mediatik Washington Post, me jehonën e tij për Shqipërinë turistik e cila u jepet lexuesve si alternativa më e mirë edhe krahasuar me të superfamshmin Mykonos-in fqinj, duke i ftuar të provojnë eksperiencën unike përgjatë bregdetit shqiptar me plazhe të kristalta qytete antike dhe male perfekte për sporte natyrore si paketa më e plotë e turizmit të qëndrueshëm, në vend të destinacioneve të mirënjohura por edhe të mbipopulluara të Mesdheut”, shkruan kryeministri.