Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ka kërkuar të thërritet drejtori i Shkollës së Magjistraturës për të dhënë shpjegime në lidhje me atë çfarë ka ndodhur me listën e fituesve.
Bardhi deklaroi se kjo është hera e parë që procesi vishet me hije skandali, pasi lista e fituesve është shtuar 3 herë.
“Nuk mund të bëjmë sikur nuk e kemi parë atë që ka ndodh ne konkursin e Shkollës së Magjistraturës. Kemi parë në media, që lista e fituesve është shtuar 3 herë.
Ne si komision do duhet te thërrasim në pyetje Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës. Nëpërmjet këtij Komisioni të informohet edhe opinioni publik. Të kuptohet se çfarë ka ndodh me Shkollën e Magjistraturës. Është hera e parë që ky proces vishet me hije skandali.
Nga 70 fitues që u zgjuan në mëngjes, shkoi ne 140 në darkë”,-tha Bardhi.